Arrestohet një shtetas i Serbisë në Fushë Kosovë, dyshohet për përgatitjen e një vr’asje, prezantim të rremë dhe mashtrim – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Fushë Kosovë, nën dyshimin për “përgaditje të veprës penale vrasje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka bastisur banesën e tij, ku ka sekuestruar dokumente të ndryshme. “PËRGADITJE E

dhjetor 6, 2024 - 11:00
 0
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Fushë Kosovë, dyshohet për përgatitjen e një vr’asje, prezantim të rremë dhe mashtrim – Policia jep detaje
arrestohet-nje-shtetas-i-serbise-ne-fushe-kosove,-dyshohet-per-pergatitjen-e-nje-vr’asje,-prezantim-te-rreme-dhe-mashtrim-–-policia-jep-detaje

arrestohet-nje-shtetas-i-serbise-ne-fushe-kosove,-dyshohet-per-pergatitjen-e-nje-vr’asje,-prezantim-te-rreme-dhe-mashtrim-–-policia-jep-detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Fushë Kosovë, nën dyshimin për “përgaditje të veprës penale vrasje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka bastisur banesën e tij, ku ka sekuestruar dokumente të ndryshme.

“PËRGADITJE E VEPRËS  PENALE  VRASJE & PREZANTIM I REMË  SI PERSON ZYRTAR & MASHTRIM – Fushë Kosovë / 03.04.2024 – NN.  Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar  dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.