Arifi: Bisedimet në Bruksel nuk do të sjellin zgjidhje pa një angazhim të BE-së

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka komentuar sot takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi për “Front Online” se Kosova ka shkelur parimin e saj të parë, duke shpallur se nuk do të negociojë me Serbinë pa dorëzimin e terroristëve, ndërkohë që bisedimet janë të domosdoshme. “Kosova ka

dhjetor 17, 2024 - 19:45
 0
Arifi: Bisedimet në Bruksel nuk do të sjellin zgjidhje pa një angazhim të BE-së
arifi:-bisedimet-ne-bruksel-nuk-do-te-sjellin-zgjidhje-pa-nje-angazhim-te-be-se

arifi:-bisedimet-ne-bruksel-nuk-do-te-sjellin-zgjidhje-pa-nje-angazhim-te-be-se


Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka komentuar sot takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi për “Front Online” se Kosova ka shkelur parimin e saj të parë, duke shpallur se nuk do të negociojë me Serbinë pa dorëzimin e terroristëve, ndërkohë që bisedimet janë të domosdoshme.

“Kosova ka shkel parimin e parë se kanë deklaruar se pa u dorëzuar terroristët nuk do të bisedojmë me Serbinë”, u shpreh Arifi.

Arifi shtoi se qasja e Kosovës duhet të jetë më e zgjuar, duke negociuar me Bashkimin Evropian për të siguruar përfitime konkrete nga zbatimi i marrëveshjeve.

Bisedimet duhet të bëhet se Kosova duhet të tregohet palë e zgjuar por është qasje e gabuar se Serbia ka shkel marrëveshjen dhe nuk po e zbaton”, thotë Arifi.

Ai nuk pret progres në takimet mes Kosovës-Serbisë për çështjen e dialogut.

“Kosova duhet të negocioj me BE që nëse e zbatojnë marrëveshjen cili është përfitimi i Kosovës nga BE. Takimet nuk do të sjellin diçka konkrete”, shprehet Arifi.