Gazetari Pajaziti alarmon: Shteti kërkon të rrënojë shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Nerovë të Krushevës

Gazetari i njohur Naser Pajaziti ka ngritur alarmin për një padrejtësi të rëndë që po ndodh në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, ku autoritetet kanë paralajmëruar rrënimin e një The post Gazetari Pajaziti alarmon: Shteti kërkon të rrënojë shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Nerovë të Krushevës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 20, 2025 - 11:01
 0
Gazetari Pajaziti alarmon: Shteti kërkon të rrënojë shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Nerovë të Krushevës

Gazetari i njohur Naser Pajaziti ka ngritur alarmin për një padrejtësi të rëndë që po ndodh në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, ku autoritetet kanë paralajmëruar rrënimin e një objekti shkollor të ndërtuar nga vetë banorët shqiptarë, transmeton

Me shumë mund, djersë dhe vetëmohim, komuniteti shqiptar në këtë fshat ka ngritur një shkollë për t’ua mundësuar fëmijëve të tyre të mësojnë në gjuhën amtare – një të drejtë themelore dhe e garantuar. Por tani, autoritetet komunale po kërcënojnë me rrënim, duke u justifikuar me pretekstin e “ndërtimit pa leje”.

“Kur shkolla e vjetër për vite ishte rrezik për jetën e nxënësve, pse shteti nuk ndërtoi një të re, por tani vjen ta shembë atë që ndërtuan vetë banorët?”, pyet gazetari Pajaziti.

Ai shton se ky nuk është vetëm një konflikt administrativ, por një akt diskriminimi dhe dhune ndaj dijes dhe gjuhës amtare. “Kur nuk ndërton, mos e rrëno! A aq problem është legalizimi i objektit, kur dihet se çfarë krimi ka ndodhur dhe ndodh me legalizimet e ndërtesave të mafias urbane?”, thekson ai.

Sipas tij, ky veprim i institucioneve është një provokim i rrezikshëm dhe tentativë për të ndezur tensione të panevojshme në një zonë të ndjeshme. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të ndaluar rrënimin dhe për të legalizuar objektin, i cili është një simbol i përkushtimit për arsimim dhe të ardhme. Flaka Media

The post Gazetari Pajaziti alarmon: Shteti kërkon të rrënojë shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Nerovë të Krushevës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .