Analisti politik: Zgjedhjet e reja si konvenojnë as LVV dhe as partive tjera

Analisti politik, Arbnor Sadiku, për “Front Online” ka folur lidhur me deklaratat e fundit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka deklaruar se “ose LVV e formon Qeverinë ose vendi shkon sërish në zgjedhje”. Sadiku thotë se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë askujt dhe se kjo është thjesht një strategji

Prill 8, 2025 - 20:45
 0
Analisti politik: Zgjedhjet e reja si konvenojnë as LVV dhe as partive tjera
analisti-politik:-zgjedhjet-e-reja-si-konvenojne-as-lvv-dhe-as-partive-tjera

analisti-politik:-zgjedhjet-e-reja-si-konvenojne-as-lvv-dhe-as-partive-tjera


Analisti politik, Arbnor Sadiku, për “Front Online” ka folur lidhur me deklaratat e fundit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka deklaruar se “ose LVV e formon Qeverinë ose vendi shkon sërish në zgjedhje”.

Sadiku thotë se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë askujt dhe se kjo është thjesht një strategji e VV-së.

Ai shtoi se asnjë parti politike nuk ka numrat e mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet përsëri.

 “Zgjedhjet e reja si konvenojnë askujt kjo është vetëm deklaratë e VV për me ruajt pozitën e kryeministrit, asnjëra parti nuk i ka numrat për ti fituar zgjedhjet sërish. Kushtetutshmërisht s’mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje se opsioni i dytë çdo herë është i mundshëm”, deklaroi Sadiku.