Aksion kontrolli në Tetovë e Gostivar, mbyllen dy objekte hoteliere

Dje më datë 19.03.2025, nga ora 10 deri në ora 15, punonjësit e Policisë së Tetovës dhe Gostivarit, në bashkëpunim me përfaqësues nga Departamenti i Policisë Financiare, Inspektorati Shtetëror i The post Aksion kontrolli në Tetovë e Gostivar, mbyllen dy objekte hoteliere appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 20, 2025 - 11:45
 0
Aksion kontrolli në Tetovë e Gostivar, mbyllen dy objekte hoteliere

Dje më datë 19.03.2025, nga ora 10 deri në ora 15, punonjësit e Policisë së Tetovës dhe Gostivarit, në bashkëpunim me përfaqësues nga Departamenti i Policisë Financiare, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, kanë kryer aksion kontrollues, njofton Flaka.

Ekipet kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të koordinuara me qëllim të kryerjes së synimeve paraprake në drejtim të trafikut të paligjshëm të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave dhe krimit e korrupsionit nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore që lidhen me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që ushtrojnë veprimtari hoteliere dhe veprimtari të tjera të paligjshme.

Janë bërë kontrolle në 16 objekte hoteliere (Tetovë 10 dhe Gostivar 6 objekte), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresa përkatëse. Me këtë rast ekipet kanë mbyllur dy objekte hoteliere në Tetovë. Flaka Media

The post Aksion kontrolli në Tetovë e Gostivar, mbyllen dy objekte hoteliere appeared first on Flaka, në çdo lajm... .