Akoma nuk ka zgjidhje sistemore, u ndërpre arsimimi i shtatë të rinjve në Qendrën Korrektuese “Tetova”

Në kundërshtim me dispozitat ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, Ministria për Arsim dhe Shkencë nuk ka siguruar kushte për arsimimin e 26 fëmijë dhe të rinj të burgosur në qendrën korrektuese “Tetova” në Vollkovijë, raporton Portalb.mk. Nuk ka zgjidhje sistematike, pasi ky problem ka qenë edhe për 6-7 vitet […]

maj 12, 2025 - 19:45
 0
Akoma nuk ka zgjidhje sistemore, u ndërpre arsimimi i shtatë të rinjve në Qendrën Korrektuese “Tetova”
Qendra Përmirësuese në Vollkovi, Bërvenicë

Në kundërshtim me dispozitat ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, Ministria për Arsim dhe Shkencë nuk ka siguruar kushte për arsimimin e 26 fëmijë dhe të rinj të burgosur në qendrën korrektuese “Tetova” në Vollkovijë, raporton Portalb.mk.

Nuk ka zgjidhje sistematike, pasi ky problem ka qenë edhe për 6-7 vitet e fundit, duke përjashtuar disa periudha, kur drejtori i Qendrës Korrektuese me ndihmën e disa organizatave joqeveritare ka realizuar procesin edukativo arsimor në një periudhë të shkurtë.

Këtë gjendje e ka alarmuar edhe Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, në raportin e fundit për të drejtat e njerëzve dhe fëmijëve.

Ndryshe, të miturve që kanë rënë ndesh me ligjin në Maqedoninë e Veriut, shteti ndër vite iu shkel të drejtën për arsim të garantuar me Kushtetutë dhe Konventa Ndërkombëtare. Deri më tani, askush nuk mban përgjegjësi për këtë shkelje. Portalb-i në muajin shkurt vizitoi Qendrën Përmirësuese në fshatin Vollkovijë ku aktualisht qëndrojnë 26 fëmijë. Biseduam me të gjitha institucionet kompetente, nuk e dinë se si dhe në çfarë forme, por shpresojnë se nga viti i ardhshëm shkollor edhe këta fëmijë do të mund të kyçen në procesin arsimor.