Abdixhiku i kërkon Sorensenit që BE-ja të heqë masat ndaj Kosovës

Emisari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. “E urova për detyrën e marrë dhe e njoftova

Mars 17, 2025 - 19:45
 0
Abdixhiku i kërkon Sorensenit që BE-ja të heqë masat ndaj Kosovës
abdixhiku-i-kerkon-sorensenit-qe-be-ja-te-heqe-masat-ndaj-kosoves

abdixhiku-i-kerkon-sorensenit-qe-be-ja-te-heqe-masat-ndaj-kosoves

Emisari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“E urova për detyrën e marrë dhe e njoftova emisarin Sorensen me qëndrimet e Lidhjes Demokratike rreth dialogut; se LDK i jep përkrahje procesit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; me theks të veçantë në arritjen e njohjes së ndërsjellë. E njoftova në veçanti dhe me pozicionin tonë për refuzimin e draft statutit të Asociacionit të pranuar nga Qeveria në largim; si dokument i autonomisë territoriale brenda Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kreu i LDK-së ka shkruar se në takim ka kërkuar që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese për Kosovën sepse të njëjtat përveçse po dëmtojnë qytetarët tanë, dëmtojnë edhe vetë procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në familjen euroatlantike.

“Po ashtu shpreha besimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për integrim si dhe në proceset tjera”, ka shkruar Abdixhiku.