A i parapriu takimi Filipçe – Nikolloski takimit të nesërm të liderit të LSDM-së me Mickovskin?!

Pak ditë para se të organizohej takimi i paralajmëruar për të enjten mes kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, në rrjetet sociale qarkulloi The post A i parapriu takimi Filipçe – Nikolloski takimit të nesërm të liderit të LSDM-së me Mickovskin?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2025 - 01:15
 0
A i parapriu takimi Filipçe – Nikolloski takimit të nesërm të liderit të LSDM-së me Mickovskin?!

Pak ditë para se të organizohej takimi i paralajmëruar për të enjten mes kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, në rrjetet sociale qarkulloi një fotografi nga një takim mes liderit të LSDM-së me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.

Ky takim nuk u konfirmua nga asnjëra palë, por pasi pasoi caktimi i takimit mes dy liderëve të partive maqedonase, lind pyetja nëse takimi paraprak ishte parapërgatitje për takim e të enjtes. Ky takim mund të ketë shërbyer për përgatitjen e takimit mes dy liderëve.

Rreth takimit, FLAKA plasoi në faqen zyrtare në Facebook, pyetësorin për komentuesit. Në pyetjen se si e komenti takimin mes liderit të LSDM-së, Venko Filipçe dhe nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, përgjigjet ishin me sa vijojnë:

Plane antishqiptare. E kuptueshme dhe nuk eshët herë e parë.

 jam dakord. Këto bëhen bashkë vetëm kundër shqiptarëve.

Pas njoftimit për takimin Mickovski – Filipçe, FLAKA plasoi pyetjen e radhëz në rubrikën 1 opinion nga ty në faqen zyrtare në FACEBOOK.

Si e vlerësoni takimin e paralajmëruar Mickovski – Filipçe, është pyetja që u drejtohet juve për t’a komentuar. LINKU.

Ndryshe, ky takim erdhi si propozim i Filipçes, pasi në një konferencë për media paraqiti konceptin për një dialog të ri shoqëror dhe politik.

“Takimi i parë mund të jetë tet-a-tet. Për mënyrën (se si do të bëhen reformat) duhet të bisedojmë. Ky është një sistem të cilin ne deri më tani nuk e kemi pasur. Ne duhet fillimisht të bisedojmë për temat dhe nëse merremi vesh, të bisedojmë për mënyrën se si do të punojmë. Kjo është diçka e re. Të gjithë e dimë se është e nevojshme por asnjëherë nuk është zbatuar në shtet. Në tavolinë fillimisht duhet të bisedohet për temat, për interesin dhe për mënyrën se si do të zbatohej në praktikë”, kryetar i LSDM-së.

Kryeministri thotë se do të gjejë kohë për takim kurdo që kërkon kreu i opozitës, nëse ai ka plan konkret dhe jo takime si në kohën e pandemisë. Flaka Media

Lexo rreth lajmit: Nesër do të bëhet takimi Mickoski – Filipçe, vijnë reagimet! 

The post A i parapriu takimi Filipçe – Nikolloski takimit të nesërm të liderit të LSDM-së me Mickovskin?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .