26-vjetori i masa’krës në Tregun e Mitrovicës, Osmani: Ne kujtojmë dhe kërkojmë drejtësi

Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës. Osmani kujtoi shtatë jetët që u shuan tragjikisht, e cila thotë se dora kriminale e regjimit gjenocidal serb synoi që me granata ta thyejë shpirtin e një populli që luftonte për liri. Në mesin e viktimave kishte fëmijë e gra, njerëz të pafajshëm

Mars 13, 2025 - 14:15
 0
26-vjetori i masa’krës në Tregun e Mitrovicës, Osmani: Ne kujtojmë dhe kërkojmë drejtësi
26-vjetori-i-masa’kres-ne-tregun-e-mitrovices,-osmani:-ne-kujtojme-dhe-kerkojme-drejtesi

26-vjetori-i-masa’kres-ne-tregun-e-mitrovices,-osmani:-ne-kujtojme-dhe-kerkojme-drejtesi

Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës.

Osmani kujtoi shtatë jetët që u shuan tragjikisht, e cila thotë se dora kriminale e regjimit gjenocidal serb synoi që me granata ta thyejë shpirtin e një populli që luftonte për liri.

Në mesin e viktimave kishte fëmijë e gra, njerëz të pafajshëm që, në vend të paqes, u përballën me brutalitetin.

“128 qytetarë atë ditë mbeten të plagosur, ndaj dhimbja u gdhend përjetësisht në trupat e tyre dhe në zemrat tona. Ishte një sulm i pamëshirshëm, një akt barbar që kishte për synim të mbillte frikë, por në vend të saj, mbolli forcë dhe vendosmëri. Mitrovica nuk u thye. Kosova nuk u gjunjëzua. Sot përkulemi me nderim përpara atyre që humbën jetën, përpara plagëve të një qyteti që u bë simbol i rezistencës. Në këtë përvjetor, e përsërisim zotimin tonë: ne do të kujtojmë, ne kërkojmë drejtësi dhe ne ecim përpara”, ka shkruar e para e vendit ndër të tjera.

“Lavdi viktimave të masakrës së tregut të Mitrovicës! Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës!”.