BDI: ZNAM dhe VMRO-DPMNE nuk lejojnë as ligji nënçmues i Karakamishevës të shkojë në Kuvend

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim të thellë për mënyrën selektive dhe diskriminuese me të cilën po zhvillohet procesi i punësimeve në institucionet shtetërore, ku shqiptarët mbeten të papërfaqësuar The post BDI: ZNAM dhe VMRO-DPMNE nuk lejojnë as ligji nënçmues i Karakamishevës të shkojë në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 3, 2025 - 10:30
 0
BDI: ZNAM dhe VMRO-DPMNE nuk lejojnë as ligji nënçmues i Karakamishevës të shkojë në Kuvend

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim të thellë për mënyrën selektive dhe diskriminuese me të cilën po zhvillohet procesi i punësimeve në institucionet shtetërore, ku shqiptarët mbeten të papërfaqësuar në masë të madhe, transmeton Flaka

Në vend që të forcohet përfaqësimi i drejtë, Qeveria ka propozuar zëvendësimin e mekanizmit ligjor ekzistues të balancimit me një komision jofunksional që do të hartojë vetëm analiza vjetore. Ky model, sipas BDI-së, nuk garanton as përfaqësim të barabartë, as zbatim të drejtë të ligjit, dhe as barazi.

“Nuk po dërgohet as ky version i ligjit në Kuvend, që dëshmon mungesë serioziteti dhe kapacitet nga ana e mbetjeve politike të VLEN-it,” theksojnë nga BDI.

Partia akuzon VLEN-in për mungesë njohurish themelore për procesin legjislativ, ndërsa paralajmëron se ZNAM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë të tallen duke angazhuar ekspertë si Karakamisheva për të përgatitur ligje që ofendojnë dhe nënçmojnë shqiptarët, për të mos i dërguar më pas në Kuvend.

BDI kërkon nga institucionet përgjegjëse dhe faktori ndërkombëtar që të ndjekin nga afër situatën dhe të reagojnë ndaj regresit të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike. Flaka

The post BDI: ZNAM dhe VMRO-DPMNE nuk lejojnë as ligji nënçmues i Karakamishevës të shkojë në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .