U zgjodh shef shtabi politik në FRBDI-Gostivar, me figurën e Ahmetit në bluzë Miftari simbolizon vijimësinë e misionit
Gjatë një takimi rinor të mbajtur me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i riu Admir Miftari është zgjedhur shef i Shtabit Politik të Rinisë së BDI-së në The post U zgjodh shef shtabi politik në FRBDI-Gostivar, me figurën e Ahmetit në bluzë Miftari simbolizon vijimësinë e misionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gjatë një takimi rinor të mbajtur me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i riu Admir Miftari është zgjedhur shef i Shtabit Politik të Rinisë së BDI-së në Gostivar. Në fjalimin e tij pas emërimit, Miftari theksoi rëndësinë e vizionit evropian dhe përkushtimin e brezit të ri për ndryshim dhe përparim, raporton Gostivari Sot
“Rinia shqiptare ka nevojë për vizion dhe udhëheqje që e orienton drejt së ardhmes. Dhe ajo që ne kërkojmë është e qartë: rruga evropiane – rruga e vlerave, e drejtësisë, e zhvillimit dhe e barazisë për të gjithë qytetarët e këtij vendi”, u shpreh Miftari.
Ai shtoi se rinia nuk kërkon privilegje, por mundësi reale për të ndërtuar një jetë dinjitoze në vendin e tyre. Duke kritikuar stagnimin institucional dhe ndjesinë e lënies pas dore të të rinjve, Miftari theksoi se është koha për veprim dhe bashkim rreth vlerave që çojnë drejt integrimit evropian.
Me një simbolikë të veçantë, ai mbante të veshur një bluzë me figurën e liderit Ahmeti në moshën 24-vjeçare – kohë kur edhe vetë ishte student – duke e lidhur historinë dhe idealet e brezave me përpjekjet aktuale të rinisë.
“Është rinia ajo që ndez shpresën, që sjell energjinë për ndryshim dhe që hap rrugët për një të nesërme më të drejtë, më të barabartë dhe më evropiane”, deklaroi Miftari, duke përfunduar fjalën e tij me një zotim për angazhim të pandalshëm në shërbim të shoqërisë dhe vizionit politik të liderit Ahmeti.
“Zoti i bekoftë shqiptarët!”, përfundoi ai mes duartrokitjeve të të pranishmëve. Gostivari Sot
The post U zgjodh shef shtabi politik në FRBDI-Gostivar, me figurën e Ahmetit në bluzë Miftari simbolizon vijimësinë e misionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .