Vedat Ademi ka ndërruar jetë nga nekroza në muskulin e zemrës
Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup ka publikuar raportin e autopsisë për vdekjen e 32-vjeçarit Vedat Ademi, i cili ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Kumanovës. Sipas raportit The post Vedat Ademi ka ndërruar jetë nga nekroza në muskulin e zemrës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup ka publikuar raportin e autopsisë për vdekjen e 32-vjeçarit Vedat Ademi, i cili ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Kumanovës. Sipas raportit të siguruar ekskluzivisht nga Inside21 – TV21, shkaku i vdekjes është nekroza në muskulin e zemrës, dhe jo një reaksion alergjik ndaj analginit, siç pretenduan familjarët e të ndjerit.
Sipas familjes Ademi, gjendja e të ndjerit u përkeqësua menjëherë pasi mori infuzionin në të cilin ishte përfshirë edhe ampula e analginit si pjesë e terapisë kundër dhimbjeve. Ata kanë deklaruar se Vedati ka qenë alergjik ndaj këtij ilaçi dhe se kjo ishte e shënuar qartë në librezën e shëndetit me përshkrimin “CAVE ANALGIN”.
Burime të Inside21 bëjnë të ditur se organi i akuzës pritet të mos e pranojë raportin aktual të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe do të kërkojë analiza shtesë për të verifikuar praninë e analginit në organizëm dhe ndikimin që ka pasur në ditën kritike.
Ndërkohë, babai i të ndjerit deklaroi për TV21 se as mjeku kujdestar, dr. Zoran Gjeorgjievski, e as infermierja që administruan terapinë, nuk e kanë kontrolluar librezën shëndetësore për të verifikuar alergjitë e mundshme të pacientit.
Pas ngjarjes, drejtori i Spitalit të Kumanovës u shkarkua nga detyra, ndërsa Prokuroria Themelore e Kumanovës hapi hetim për dyshime të gabimeve mjekësore, bazuar edhe në gjetjet e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor. Flaka Media
The post Vedat Ademi ka ndërruar jetë nga nekroza në muskulin e zemrës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .