Kodi i ri zgjedhor nuk do të miratohet në qershor
Kodi i ri zgjedhor nuk do të miratohet brenda afatit të parashikuar në agjendën reformuese, që ishte caktuar për qershorin. Kështu njoftoi ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, i cili The post Kodi i ri zgjedhor nuk do të miratohet në qershor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kodi i ri zgjedhor nuk do të miratohet brenda afatit të parashikuar në agjendën reformuese, që ishte caktuar për qershorin. Kështu njoftoi ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, i cili paralajmëroi gjithashtu edhe mundësi vonesash për ligjin për Këshillin Gjyqësor.
Sipas Murtezanit, arsyeja kryesore për shtyrjen e kodit zgjedhor është rekomandimi i OSBE/ODIHR që të mos bëhen ndryshime ligjore për zgjedhjet në periudhën parazgjedhore, për të shmangur konfuzionin dhe ndikimet politike.
“Ajo që tani për tani dihet është se kodi i ri zgjedhor nuk do të mund të futet në afatin e paraparë, pasi të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR janë që para zgjedhjeve të mos bëhen reforma në kodin zgjedhor, që të mos krijohet konfuzion. Dhe nuk jemi të sigurt nëse do të arrijmë që ligji për Këshillin Gjyqësor të futet në korniza të këtyre afateve”, deklaroi Murtezani.
Ai shtoi se këto dy ligje janë më të ndërlikuara dhe kërkojnë konsensus më të gjerë politik dhe shoqëror, prandaj edhe mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u përmbyllur.
Megjithatë, ministri siguroi se vonesat nuk do të pengojnë procesin e përgjithshëm të reformave dhe shfrytëzimin e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për katër vitet e ardhshme.
“Asgjë nuk është e frikshme nëse reforma të caktuara nuk mund të zbatohen në afatin e paraparë. Hyn në fuqi një ‘grejs period’ prej 12 muajsh, ku sigurisht do të kemi mundësi t’i përfundojmë të gjitha”, u shpreh ai.
Murtezani i bëri këto komente gjatë mbledhjes së parë të Mekanizmit Konsultativ për Agjendën Reformuese. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka përmbushur tashmë pesë hapat reformues të paraparë deri në muajin shkurt dhe se tashmë ka dorëzuar kërkesën në Komisionin Evropian për lirimin e më shumë se 17 milionë eurove nga fondet e BE-së. Flaka Media
The post Kodi i ri zgjedhor nuk do të miratohet në qershor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .