UKM u hoq nga lista e 2,000 universiteteve më të mira në botë
Universiteti Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup nuk është pjesë e listës së 2,000 universiteteve më të mira në botë për vitin 2025, e cila u publikua nga Qendra për Renditjen Botërore të Universiteteve (CWUR), transmeton Portalb.mk. Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKM), i cili ishte në vendin e 1,990-të vitin e […]


Universiteti Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup nuk është pjesë e listës së 2,000 universiteteve më të mira në botë për vitin 2025, e cila u publikua nga Qendra për Renditjen Botërore të Universiteteve (CWUR), transmeton Portalb.mk.
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKM), i cili ishte në vendin e 1,990-të vitin e kaluar, ra nga lista këtë vit, duke e lënë Maqedoninë pa një përfaqësues midis më të mirëve, për herë të parë në disa vite, raporton Studentaria.
CWUR rendit universitetet sipas arsimit, punësimit të ish-studentëve, përsosmërisë akademike dhe performancës kërkimore. Kjo renditje është një nga më të mëdhatë dhe më objektivët, pasi nuk përdor anketa dhe nuk kërkon aplikime.
Sipas listës, pesë universitetet më të renditura në botë janë universitetet e Harvardit, MIT dhe Stanfordit nga Shtetet e Bashkuara, Kembrixhi dhe Oksfordi nga Mbretëria e Bashkuar.
Universiteti i Beogradit, nga ana tjetër, është pozicionuar në vendin e 387-të në tabelë, ndërsa Bullgaria dhe Sllovenia kanë nga 2 fakultete secila në listë.
Faqja e internetit e CWUR-së thotë se Universiteti i Beogradit është ndër 1.9 përqind të institucioneve të arsimit të lartë më të renditura në botë.
Pozicioni i UKM-së në listën e CWUR-së në vitet 2019-2025:
- 2019 në vendin e 1816
- 2020 në vendin e 1917
- 2021 në vendin e 1944
- 2022 në vendin e 1964
- 2023 në vendin e 1990
- 2024 në vendin e 1990
- 2025 nuk është ranguar