Është shtyrë votimi për raportin e RMV-së në Komitetin e Punëve të Jashtme të PE-së
Me sugjerimin e eurodeputetit dhe raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Thomas Weitz, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) e shtyu votimin për miratimin e projekt-raportit për vendin deri më 24 qershor. Weitz theksoi se kishte qenë dëshmitar i debateve të forta politike rreth raportit, por se ai absolutisht qëndron pas dokumentit, në […]


Me sugjerimin e eurodeputetit dhe raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Thomas Weitz, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) e shtyu votimin për miratimin e projekt-raportit për vendin deri më 24 qershor. Weitz theksoi se kishte qenë dëshmitar i debateve të forta politike rreth raportit, por se ai absolutisht qëndron pas dokumentit, në negociatat dhe kompromiset e të cilit, siç tha ai, ishin të përfshira të gjitha grupet parlamentare në PE, transmeton Portalb.mk.
“Ky është një raport i Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian. Ky raport nuk ka qëllim dhe nuk synon të zgjidhë çështjet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ne e dimë se bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe, le të themi, për sundimin e ligjit, trajtimin e komuniteteve minoritare e kështu me radhë. Prandaj, do të doja të kërkoja një shtyrje të votimit për këtë raport deri më 24 qershor”, tha Weitz në seancën e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Ai shtoi se qëllimi i kërkesës është t’u japë eurodeputetëve, veçanërisht atyre nga grupet parlamentare të krahut të djathtë Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) dhe Evropa e Kombeve Sovrane (ESN), mundësinë për të përditësuar regjistrat e tyre të lobimit. Ai iu drejtua eurodeputetit bullgar Ivaylo Valchev nga partia “Ka një Popull të Tillë”, e cila është anëtare e ECR, duke theksuar se ai vetë kishte njoftuar tre takime lobimi.
“E di që ndonjëherë jemi pak të mbingarkuar me punë në zyrat tona dhe dua t’ju jap mundësinë të përditësoni regjistrat tuaj të lobimit dhe të ktheheni në këtë votim më 24 qershor”, shtoi Weitz.
Drafti i raportit të progresit për vendin për vitin 2023 dhe 2024, i përgatitur nga eurodeputeti Weitz, duhej të ishte në seancën e sotme të AFET. Dokumenti thekson nevojën për të ruajtur vrullin dhe vëren se vendi vazhdon të demonstrojë angazhim për integrimin evropian dhe përafrimin me politikat e BE-së. Në të njëjtën kohë, ai bën thirrje për përparim të shpejtë në negociatat dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.
Përveç kësaj, draft-dokumenti përmban disa referenca për njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, tha raportuesi për Maqedoninë e Jugut, Thomas Weitz, në një intervistë për “360 Gradë”.
Përpara seancës së AFET-it, kryeministri Hristijan Mickoski tha të dielën se një eurodeputet bullgar do të përpiqet ta përkufizojë identitetin dhe gjuhën maqedonase si “aktuale”, dhe jo siç deklaroi Weitz – shekullore. Ai u bëri thirrje eurodeputetëve të dëgjojnë me kujdes mesazhet nga Bullgaria, duke vlerësuar se propozimi për të shtuar fjalën “aktuale” është një përpjekje për të krijuar një komb të ri, artificial maqedonas.
Mickoski tha dje se kishte informacion se si do të votonin partitë simotra të VMRO-DPMNE-së për raportin e Parlamentit Evropian mbi progresin e vendit, por nuk donte ta zbulonte atë dhe këshilloi të pritej deri sot, kur raporti duhej të diskutohej nga eurodeputetët.
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.