Këshilli Gjyqësor e shkarkoi Bexhetin, por ai ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme

Këshilli Gjyqësor shkarkoi gjyqtarin Enver Bexheti, i cili ishte në “listën e zezë” amerikane, por ai ka të drejtë të ankohet. Sipas Kryetarit të Këshillit, Aleksandar Kambovski, nëse është i pakënaqur me vendimin, Bexheti ka të drejtë të ankohet, transmeton Portalb.mk. “Çdo gjyqtar që shkarkohet ka të drejtë të ankohet në Këshillin e Ankesave të […]

qershor 4, 2025 - 13:01
 0
Këshilli Gjyqësor e shkarkoi Bexhetin, por ai ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme
Enver Bexheti. Foto: Gjykata e Apelit Shkup

Këshilli Gjyqësor shkarkoi gjyqtarin Enver Bexheti, i cili ishte në “listën e zezë” amerikane, por ai ka të drejtë të ankohet. Sipas Kryetarit të Këshillit, Aleksandar Kambovski, nëse është i pakënaqur me vendimin, Bexheti ka të drejtë të ankohet, transmeton Portalb.mk.

“Çdo gjyqtar që shkarkohet ka të drejtë të ankohet në Këshillin e Ankesave të Gjykatës Supreme. Është një këshill i posaçëm i përbërë nga gjyqtarë supremë, të apelit dhe themelorë “, tha Kambovski.

Lidhur me lirimin nga paraburgimi të Asmir Jahoskit, një rast që është komentuar gjerësisht ditët e fundit, Kambovski tha se për atë vendim gjyqësor ka mësuar nga mediat.

“Është një vendim gjyqësor, dhe nga ajo që kam ndjekur nga mediat, Prokuroria Themelore Publike dha pëlqimin e saj atje. Këshilli Gjyqësor nuk ka autorizim të ndërhyjë në çdo vendim gjyqësor, sepse çdo ditë merren mijëra vendime gjyqësore”, tha Kambovski.

Gjyqtari i apelit, Enver Bexheti, u shkarkua më 27 maj nga Këshilli Gjyqësor. Ai është shkarkuar pasi është në “listën e zezë” të SHBA-së që nga viti i kaluar.

Nëntë anëtarë të Këshillit votuan për shkarkimin e tij, dhe siç dihet, gjyqtari, së bashku me të arratisurin Artan

Kujtojmë segjykatësi i Apelit Enver Bexheti, krahas Artan Grubit të BDI-së, ishte një ndër 14 personat në listën e re të zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit me personat dhe familjet e tyre të afërta të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i Apelit Enver Bexheti janë cilësuar publikisht për përfshirje në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për të çrregulluar procedurat gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të DSK-së.