U miratua një pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar propozimin për një pikë të përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, projekt i njohur edhe si “One Stop Shop”. Ky propozim duhet të kalon edhe në Kuvendin e Serbisë, transmeton Portalb.mk. “Një tjetër hap konkret për lëvizjen e lirë të qytetarëve! Me këtë projekt, shkurtojmë […]


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar propozimin për një pikë të përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, projekt i njohur edhe si “One Stop Shop”. Ky propozim duhet të kalon edhe në Kuvendin e Serbisë, transmeton Portalb.mk.
“Një tjetër hap konkret për lëvizjen e lirë të qytetarëve! Me këtë projekt, shkurtojmë pritjet, rrisim efikasitetin, lehtësojmë qarkullimin dhe tregtinë, dhe e forcojmë lidhjen me shqiptarët në Luginën e Preshevës”, deklaroi deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali.
Në lidhje me këtë projekt, kanë votuar 87 deputetë “për”, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë “kundër” ose “të përmbajtur”.
Më këtë projekt, qytetarët do të kontrollohen vetëm në një pikë kontrolli.
Ndryshe, Ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, më 28 maj ka paralajmërua pika të përbashkëta kufitare edhe në kalimet kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë, derisa po përurohej pika e përbashkët kufitare Jazhincë – Glloboçicë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Ndryshe, autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut më 12 prill kanë përuruar vendkalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje morëm pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristian Mickoski. Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve.
- LEXO: U përurua edhe një pikë e përbashkët kufitare me Kosovën, RMV-ja paralajmëroi pika të tilla edhe me Shqipërinë e Serbinë
- LEXO: Më 12 prill fillon “One Stop Shop” në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
- LEXO: Qytetarët e RMV-së dhe Kosovës do vazhdojnë të presin radhë të gjata në kufi, zvarritet “One Stop Shop”