Qeveria e RMV-së do të shpenzojë 116 milionë denarë për 47 projekte në zona të ndryshme

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u miratua edhe buxheti në vlerë prej 116 milionë denarë, buxhet i dedikuar për47 projekte në zona të ndryshme, transmeton Portalb.mk. “Janë siguruar 116 milionë denarë të rinj për 47 projekte të dedikuara për zhvillimin e zonave urbane dhe specifike, fshatrave dhe […]

qershor 24, 2025 - 20:45
 0
Qeveria e RMV-së do të shpenzojë 116 milionë denarë për 47 projekte në zona të ndryshme
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u miratua edhe buxheti në vlerë prej 116 milionë denarë, buxhet i dedikuar për47 projekte në zona të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Janë siguruar 116 milionë denarë të rinj për 47 projekte të dedikuara për zhvillimin e zonave urbane dhe specifike, fshatrave dhe qendrave në rajonet planore”, sqaroi Qeveria.

Ky ishte propozim i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për zona urbane, fshatra dhe rajone planore gjatë vitit 2025.