Thaçi: Mediat po e sabotojnë Vetëvendosjen, programi zgjedhor do prezantohet në fund të fushatës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Halil Thaçi, ka deklaruar se në çdo vend ku ka shkuar VV-ja është prezantuar një pjesë e programit zgjedhor, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka paraqitur nga një pikë të programit në çdo tubim. Thaçi ka kritikuar mediat, siç ka thënë ai, për mbulimin e pakët të programit zgjedhor të partisë

Jan 17, 2025 - 10:15
 0
Thaçi: Mediat po e sabotojnë Vetëvendosjen, programi zgjedhor do prezantohet në fund të fushatës
thaci:-mediat-po-e-sabotojne-vetevendosjen,-programi-zgjedhor-do-prezantohet-ne-fund-te-fushates

thaci:-mediat-po-e-sabotojne-vetevendosjen,-programi-zgjedhor-do-prezantohet-ne-fund-te-fushates


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Halil Thaçi, ka deklaruar se në çdo vend ku ka shkuar VV-ja është prezantuar një pjesë e programit zgjedhor, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka paraqitur nga një pikë të programit në çdo tubim.

Thaçi ka kritikuar mediat, siç ka thënë ai, për mbulimin e pakët të programit zgjedhor të partisë, duke thënë se ato kanë zgjedhur ta sabotojnë VV-në.

Deputeti Thaçi u shpreh se në përfundim të fushatës do të prezantohet i gjithë programi që është prezantuar nëpër Komuna.

“Në çdo vend ku po shkon VV-ja po e prezanton një pjesë të programit zgjedhor, në media nuk po dëgjohet mjaftueshëm programi, pasi mediat kanë zgjedhur ta sabotojnë VV-në. Në çdo tubim Kurti e prezanton nga një pikë të programit. Në përfundim të fushatës do të prezantohet i gjithë programi që është prezantuar në çdo komunë nga një pikë e programit”, u shpreh Thaçi për “Front Online”.