Shala e shpjegon: Vetëm në këto dy raste kishte mundur prokurori të shkonte tek Kurti për intervistim

Ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, për FrontOnline ka folur për procedurën ligjore lidhur me thirrjen e Kryeministrit Albin Kurti nga Prokuroria Speciale për intervistim. Sipas tij, Kurti kishte një ftesë për t’u paraqitur në datën 16 dhjetor, por, për shkak të mungesës së tij për arsye se ka qenë jashtë vendit, ai e

dhjetor 19, 2024 - 21:15
 0
Shala e shpjegon: Vetëm në këto dy raste kishte mundur prokurori të shkonte tek Kurti për intervistim
shala-e-shpjegon:-vetem-ne-keto-dy-raste-kishte-mundur-prokurori-te-shkonte-tek-kurti-per-intervistim

shala-e-shpjegon:-vetem-ne-keto-dy-raste-kishte-mundur-prokurori-te-shkonte-tek-kurti-per-intervistim


Ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, për FrontOnline ka folur për procedurën ligjore lidhur me thirrjen e Kryeministrit Albin Kurti nga Prokuroria Speciale për intervistim. Sipas tij, Kurti kishte një ftesë për t’u paraqitur në datën 16 dhjetor, por, për shkak të mungesës së tij për arsye se ka qenë jashtë vendit, ai e ka arsyetuar mungesën, duke u shprehur se kur dikush arsyeton mungesën, Prokuroria është e detyruar t’i dërgojë një ftesë të re me një datë tjetër.

‘’Kurti ka pasur ftesë për datën 16 dhjetor, por meqë ka qenë jashtë vendit, e ka arsyetu mungesën, gjithmonë kur arsyetohet mungesa, Prokuroria është e obliguar t’ia dërgoj ftesën tjetër, me një datë tjetër’’ tha Shala.

Ai thekson se deklarata e zëdhënësit të Qeverisë është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, pasi nuk e përmend procedurën e duhur për thirrjen e dëshmitarëve.

‘’Ajo që e tha zëdhënësi i Qeverisë, është në kundërshtim me kodin e procedurës penale’’ shtoi Shala.

Shala thotë se Prokurori mund të intervistojë dëshmitarët vetëm në raste specifike, siç janë mosha e shtyer ose probleme serioze shëndetësore.

‘’Janë të specifikuara rastet se kur Prokurori mundet me shku me marr deklaratë ose intervistim tek dëshmitari, dhe ato raste janë kur dëshmitari ose i intervistuari është në moshë të shtyrë, ose ka probleme serioze me shëndetin , pra është i sëmurë ose i paaftë për të shkuar në Prokurori’’, deklaroi Shala.

Ai thekson se, përderisa Kurti nuk i ka këto, ai duhet të paraqitet personalisht në Prokurori dhe nuk është në rregull që Prokurori të shkojë në zyrën e tij. Kjo është shkelje e procedurës penale, sipas tij.

‘’Këto dy gjëra Kurti nuk i ka dhe meqë nuk i ka, ky duhet me u paraqitë në Prokurori dhe nuk është në rregull nëse ky nuk shkon në Prokurori ose nëse Prokurori shkon në zyrën e tij sepse është shkelje e procedurës penale’’ potencoi ai për FrontOnline.

Në vazhdim,Shala shpjegon se në rastin e arsyetimit të mungesës, seanca mund të shtyhet, por duhet të dakordohen një datë dhe një ftesë e re nga palët.

‘’Kodi nuk e ka përcaktuar sa ftesa mundësh me i dërguar, por sa herë që arsyetohet mungesa, aty shtyhet seanca, por në këtë rast do të duhej që kryeministri dhe prokurori me u koordinu për një datë dhe ftesë të re, kur të dya palët do iu konventonte’’ shpjgon ai.

Sipas ish-kreut të Gjykatës së Apelit, Hasan Shalla, nëse një person refuzon të paraqitet pas disa thirrjeve, ai mund të dënohet me gjobë deri në 250 euro dhe sipas tij edhe pas kësaj refuzon, Prokurori mund të lëshojë një urdhër për të shoqëruar dhunshëm personin dhe për ta intervistuar. Nëse ai ende refuzon të dëshmojë, gjyqtari mund të vendosë paraburgim deri në 30 ditë.

‘’Deri në tri herë denohet me të holla me 250 euro dhe nëse as në këto nuk përgjigjet, atëherë Prokurori jep urdhër që Kurti të shoqërohet me dhunë dhe të shkojë në Prokurori të intervistohet dhe nëse aty refuzon dëshminë, gjyqtari ka mundësi të caktoj paraburgimin deri në 30 ditë”’’ deklaroi Shala.