Tetova përballë kërcënimit të qenve endacakë: 224 të trajtuar, por rreziku mbetet

Qentë endacakë vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për sigurinë publike në Tetovë, pavarësisht se që nga viti 2024 e këndej në strehimore janë trajtuar 224 qen. Problem mbetet sjellja e qenve nga vendbanimet tjera dhe mosidentifikimi dhe sanksionimi i autorëve, shkruan Portalb.mk.  Që nga 2024, kur strehimorja “Ana Agro” nga fshati Ratajë në Tetovë ka zbatuar […]

maj 21, 2025 - 14:30
 0
Tetova përballë kërcënimit të qenve endacakë: 224 të trajtuar, por rreziku mbetet
Strehimorja e qenve endacakë "Ana Agro" në fshatin Ratajë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (maj 2025)

Qentë endacakë vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për sigurinë publike në Tetovë, pavarësisht se që nga viti 2024 e këndej në strehimore janë trajtuar 224 qen. Problem mbetet sjellja e qenve nga vendbanimet tjera dhe mosidentifikimi dhe sanksionimi i autorëve, shkruan Portalb.mk

Që nga 2024, kur strehimorja “Ana Agro” nga fshati Ratajë në Tetovë ka zbatuar marrëveshjen me Komunën e Tetovës për të zgjidhur problemin e qenve endacakë, janë kapur gjithsej 224 qen.

Sot ishim në këtë strehimore për të parë se si realizohet ky proces. 

Pronari i Ana Agro, Goran Toshevski sqaroi se 204 qen u kapën midis qershorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2024, nga të cilët 164 u trajtuan dhe u kthyen nga vendet ku u morën , ndërsa 40 u adoptuan. 

“Në vitin 2025, u kapën 20 qen që iu nënshtruan të njëjtit trajtim human dhe prej tyre, 17 u kthyen në vendin ku u morën dhe tre u adoptuan”, tha Goran Toshevski

Pronari i "Ana Agro" Goran Toshevski dhe veterineri Ane Apostolovski. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Pronari i “Ana Agro” Goran Toshevski dhe veterineri Ane Apostolovski. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Veterineri Ane Apostolovski theksoi se nga puna e deritanishme kanë identifikuar qen të sjellur nga qytete të tjera dhe qen të lëshuar nga persona fizikë. 

“Kemi gjetur disa nga Velesi, nga Struga. Nevojitet më shumë sesa thjesht vigjilencë, para së gjithash pronësi e përgjegjshme, të gjitha institucionet në vend duhet të jenë vigjilente. Policia dhe inspektorati duhet ta monitorojnë këtë çështje”, tha Ane Apostolovski, . 

 Ai shpjegoi se trajtimi i socializimit të qenve bëhet nga një mjek i licencuar, i cili përcakton nëse kafsha mund të kthehet nga vendi ku është kapur. 

 Nga strehimorja njoftuan se do të vazhdojnë të funksionojnë edhe në vitin 2025. Strehimorja e qenve endacakë "Ana Agro" në fshatin Ratajë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (maj 2025) Strehimorja e qenve endacakë "Ana Agro" në fshatin Ratajë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (maj 2025) Strehimorja e qenve endacakë "Ana Agro" në fshatin Ratajë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (maj 2025) Strehimorja e qenve endacakë "Ana Agro" në fshatin Ratajë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (maj 2025)

Kujtojmë se qentë endacakë në strehimoren “Ana Agro” në Ratajë filluan të trajtohen në fund të muajit korrik 2024.

Pavarësisht trajtimit të tyre, në qytet ende ka turma qensh, për të cilat qytetarët vazhdimisht ankohen.

Ndërkaq, sipas të dhënave nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, nga viti 2021 deri më 13 prill 2025, numri i qytetarëve që kanë raportuar kafshime nga qentë endacakë në Stacionin Policor të Tetovës është gjithsej 238

Por ky numër mund të jetë edhe më i lartë pasi jo të gjithë qytetarët i raportojnë rastet e sulmeve dhe kafshimeve në polici. 

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në  korrik 2024, Komuna e Tetovës miratoi udhëzues për përcaktimin e rregullave dhe mënyrën e kompensimit (pagesës) të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacak. 

Ndërsa në tetor 2024 Komuna e Tetovës njoftoi se do të shpërblejë ata persona që sjellin prova (fotografi ose video) të individëve që lëshojnë qen endacakë në qytet, megjithatë komuna nuk ka sqaruar se si do të shpërblehen këta qytetarë. 

Përndryshe, vite më parë u paralajmërua ndërtimi i një strehimoreje rajonale për të zgjidhur këtë problem për të gjithë komunat e Pollogut, por kjo nuk është realizuar deri më tani