Taravari: VLEN i ka varur pushkët te Mickoski – Me maqedonasit partnerë, jo hyzmetqarë!

Nga Gostivari, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, lëshoi sfidë publike për dy ish-bashkëpartiakët dhe akuzoi drejtues të VLEN-it për servilizëm ndaj partive maqedonase, ndërsa bëri thirrje për një The post Taravari: VLEN i ka varur pushkët te Mickoski – Me maqedonasit partnerë, jo hyzmetqarë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 27, 2025 - 10:00
 0
Taravari: VLEN i ka varur pushkët te Mickoski – Me maqedonasit partnerë, jo hyzmetqarë!

Nga Gostivari, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, lëshoi sfidë publike për dy ish-bashkëpartiakët dhe akuzoi drejtues të VLEN-it për servilizëm ndaj partive maqedonase, ndërsa bëri thirrje për një front të përbashkët shqiptar.

Flaka

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një tubim të mbajtur mbrëmë në Gostivar, ka lëshuar një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj dy ish-bashkëpunëtorëve të tij, ministrave aktualë Azir Aliu dhe Arben Fetai, duke i ftuar të matin fuqinë reale politike përballë qytetarëve shqiptarë.

“I sfidoj publikisht Azir Aliun dhe Arben Fetain: Dilni në Gostivar e Likovë si kandidatë. Nëse merrni më shumë se 1 mijë vota shqiptare, unë nuk merrem më me politikë,” deklaroi prerë Taravari.

Duke kritikuar ashpër mënyrën e funksionimit të VLEN-it dhe bashkëpunimin e saj me VMRO-DPMNE-në, Taravari tha se kandidaturat e tyre kalojnë nëpër “filtrin” e liderëve maqedonas.

“Këta njerëz kanë varur pushkën te VMRO-ja. Shkojnë një nga një te Mickoski për të marrë ‘aminin’. Edhe më parë shkonin te Zaevi. E tash, për herë të gjashtë, shkojnë te Mickoski. Po a nuk është më e ndershme të dalin para shqiptarëve dhe të kërkojnë votën e tyre?”

Taravari theksoi se shqiptarët janë sot më të margjinalizuar se kurrë dhe se nuk mund të vazhdojnë të trajtohen si shërbëtorë të qeverive maqedonase.

“Ne nuk mund të jemi yzmeqarë të maqedonasve. Ne mund të jemi vetëm partnerë të barabartë. Koha e yzmeqarllëkut ka përfunduar në vitet ’90.”

Duke përshkruar gjendjen aktuale si “të jashtëzakonshme”, Taravari bëri thirrje për bashkim të faktorit politik shqiptar:

“Pyetini shqiptarët në çdo institucion: A jeni më mirë sot se një vit më parë? – Do t’ju thonë: ‘Jemi shumë më keq!’”

Në fund të fjalimit të tij, ai ftoi të gjithë ata që qëndrojnë në pushtet vetëm për një pozitë afatshkurtër, të reflektojnë dhe të bashkohen në një front të përbashkët politik shqiptar:

“Ju që ende qëndroni për një pozitë, mendoni: A ia vlen për katër muaj? Hajdeni dhe bashkohuni në një front të përbashkët shqiptar, për t’iu treguar maqedonasve: ‘Ne jemi partnerët tuaj – jo hyzmetqarë tuaj.’” Flaka Media

The post Taravari: VLEN i ka varur pushkët te Mickoski – Me maqedonasit partnerë, jo hyzmetqarë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .