Takohemi javën që vjen, Venko Filipçe paralajmëron takim me Arben Taravarin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillojë një takim me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, për të diskutuar mbi të The post Takohemi javën që vjen, Venko Filipçe paralajmëron takim me Arben Taravarin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 9, 2025 - 23:15
 0
Takohemi javën që vjen, Venko Filipçe paralajmëron takim me Arben Taravarin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillojë një takim me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, për të diskutuar mbi të ardhmen e tij në ekzekutiv.

Në një intervistë për emisionin “Politikantë” në Infomax, Filipçe tha se marrëdhëniet me Taravarin janë të mira dhe se nuk është ende e qartë nëse ai do të largohet nga Qeveria apo do të qëndrojë.

“Me Arbenin kemi një marrëdhënie të mirë personale si kolegë. Nuk e di saktësisht çfarë po ndodh, nëse do të largohet nga Qeveria apo jo, por kemi rënë dakord të takohemi javën që vjen,” deklaroi Filipçe.

Ky zhvillim ndodh në një moment delikat për koalicionin qeveritar, i cili po përballet me tensione të brendshme dhe diskutime për një riformatim të mundshëm.

The post Takohemi javën që vjen, Venko Filipçe paralajmëron takim me Arben Taravarin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .