Sorenseni pritet në takim nga Barduani, flasin për situatën e sigurisë në mbarë rajonin

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Vizita e sotme në Kosovë ishte e dyta në mandatin e Sorensenit, i cili nuk e humbi rastin të shkëmbejë mendime me komandantin e KFOR-it për zhvillimet në situatën e sigurisë në mbarë rajonin Barduanui, sipas një njoftimi

Prill 24, 2025 - 14:00
 0
Sorenseni pritet në takim nga Barduani, flasin për situatën e sigurisë në mbarë rajonin
sorenseni-pritet-ne-takim-nga-barduani,-flasin-per-situaten-e-sigurise-ne-mbare-rajonin

sorenseni-pritet-ne-takim-nga-barduani,-flasin-per-situaten-e-sigurise-ne-mbare-rajonin

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Vizita e sotme në Kosovë ishte e dyta në mandatin e Sorensenit, i cili nuk e humbi rastin të shkëmbejë mendime me komandantin e KFOR-it për zhvillimet në situatën e sigurisë në mbarë rajonin

Barduanui, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të KFOR-it, nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku KFOR-i dhe BE-ja veprojnë në koordinim të përhershëm.

Barduani po ashtu theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.