Sindikalisti Sefaj: Presim të jetë madhështore protesta e sotme kundër shtrenjtimit të rrymës
Sindikalisti Ali Sefaj, ka konfirmuar për Front Online se protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike do të mbahet më 11 prill 2025, në ora 12:00, në sheshet e Prishtinës. Ai ka theksuar se numri i protestuesve pritet të dyfishohet krahasuar me protestën e 2 prillit, duke vlerësuar se kjo protestë do të jetë


Sindikalisti Ali Sefaj, ka konfirmuar për Front Online se protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike do të mbahet më 11 prill 2025, në ora 12:00, në sheshet e Prishtinës.
Ai ka theksuar se numri i protestuesve pritet të dyfishohet krahasuar me protestën e 2 prillit, duke vlerësuar se kjo protestë do të jetë shumë më madhështore.
‘’Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës do të mbahet më 11 prill ditën e premte në ora 12;00 presim së paku dyfishim të numrit të protestuesve ,presim që protesta të jetë madhështore për arsye se qytetarët e kanë kuptuar që ZRrE dhe ministria e ekonomisë nuk e kanë ndërmend të ofrojnë zgjidhje’’, tha Sefaj.
Ai ka nënvizuar se nëse ZRrE dhe Ministria e Ekonomisë nuk ndërmarrin hapa të nevojshëm, ata do të vazhdojnë të ushtrojnë presion.
‘’Presim që ZRrE ti thërrasë arsyes dhe të jenë në nivelin e detyrës për çfarë janë aty, mirëpo nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë ne do të vazhdojmë presionin dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme ligjore’’, deklaroi Sefaj.