Shkup, marsh për të drejtat e grave

Me marsh i cili filloi nga Salla Universale nën sloganin “Le të hanë trëndafila”, Platforma për barazi gjinore shënoi 8 marsin, Ditën ndërkombëtare të gruas. Kjo ditë nuk është vetëm The post Shkup, marsh për të drejtat e grave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 9, 2025 - 00:30
 0
Shkup, marsh për të drejtat e grave

Me marsh i cili filloi nga Salla Universale nën sloganin “Le të hanë trëndafila”, Platforma për barazi gjinore shënoi 8 marsin, Ditën ndërkombëtare të gruas. Kjo ditë nuk është vetëm për akte simbolike dhe fraza të përditshme, çfarë na duhen trëndafilat kur nuk kemi për bukë – ishin një pjesë e porosive të dërguara nga marshi.

“Ju thërrasim në bojkot femëror të marketeve të mëdha, qendrave tregtare dhe bojkotin e gjithë punëve të shtëpisë. Në vend që të na dhurojnë trëndafila, burrat le të ndajnë peshën e punës sonë në shtëpi”, thonë nga Platforma për barazi gjinore.

Në Strumicë socialdemokratët mbajtën tubim përkushtuar gruas. Kjo është dita e guximit të gruas, luftës së gruas dhe shpirtit të palëkundur të gruas, tha nënkryetarja Fani Karanfillovska Panova.

“Kjo ditë nuk është vetëm festë por është rikujtim i luftës shekullore për të drejta dhe barazi. Gratë në histori kanë thyer errësirën e diskriminimit dhe pabarazisë duke siguruar të drejtë për të votuar, për arsim, punë, dinjitet”, u shpreh Fani Karanfillovska Panova.

Urim për ditën e gruas arriti edhe nga Zeqirija Ibrahimi, kryetar i AAA-së, pjesë e koalicionit VLEN. Tha se beteja për përfaqësimin e grave duhet të tejkalojë përqindjet dhe kuotat.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas dhe 30 vjetorin e deklaratës së Pekingut dhe Platformës për aksion UN Woman në Maqedoni, në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, prezantoi shenjë të veçantë postale, që tregon grushtin e ngritur, simbol i vendosmërisë dhe luftës për të drejtat e grave.

The post Shkup, marsh për të drejtat e grave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .