RMV, ministri kërkoi inspektim të jashtëzakonshëm rreth konkursit ku kërkohen punësime në baza etnike

Ministri për Administratë Publike, Goran Minçev, ka kërkuar inspektim të jashtëzakonshëm në lidhje me konkursin për punësim të Ndërmarrjes Publike Komunale “Pisha”, transmeton Portalb.mk. “Parashtresa deri të Inspektorati Shtetëror i Punës është dërguar me qëllim që të konfirmohet nëse në rastin konkret ka bazë për shkelje ligjore”, njoftoi Minçev. Në reagimin e tij ndaj kësaj […]

Jan 3, 2025 - 22:15
 0
RMV, ministri kërkoi inspektim të jashtëzakonshëm rreth konkursit ku kërkohen punësime në baza etnike
Skedarë, file, dokumente

Ministri për Administratë Publike, Goran Minçev, ka kërkuar inspektim të jashtëzakonshëm në lidhje me konkursin për punësim të Ndërmarrjes Publike Komunale “Pisha”, transmeton Portalb.mk.

“Parashtresa deri të Inspektorati Shtetëror i Punës është dërguar me qëllim që të konfirmohet nëse në rastin konkret ka bazë për shkelje ligjore”, njoftoi Minçev.

Në reagimin e tij ndaj kësaj Ndërmarrje të Komunës së Likovës, ai kërkoi që ligjet të zbatohen për të gjithë njëjtë. Minçev ka shpreh shqetësim në lidhje me konkursin e kësaj Ndërmarrje ku kërkohet punësimi i katër personave, ku si kriter përcaktohet përkatësia etnike.

“Ligji është i qartë – punësimi në sektorin publik duhet të jetë i bazuar në kualifikim, kompetencë dhe transparencë, dhe jo në bazë të etnisë ose diskriminimi tjetër”, deklaroi Minçev.