Rama nga Brukseli: Shpresojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në Bruksel kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe tregoi objektivat që ka ndarë me presidencën Hungareze dhe BE-në. Rama deklaroi se ambicia e qeverisë që ai drejton

dhjetor 17, 2024 - 11:15
 0
Rama nga Brukseli: Shpresojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade
rama-nga-brukseli:-shpresojme-qe-anetaresimi-i-shqiperise-ne-be-te-mbyllet-brenda-kesaj-dekade

rama-nga-brukseli:-shpresojme-qe-anetaresimi-i-shqiperise-ne-be-te-mbyllet-brenda-kesaj-dekade

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”.

Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në Bruksel kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe tregoi objektivat që ka ndarë me presidencën Hungareze dhe BE-në.

Rama deklaroi se ambicia e qeverisë që ai drejton është të bëjë “detyrat e shtëpisë” dhe negociatat të mbyllen në vitin 2027, në mënyrë që “anëtarësimi jonë të mbyllet brenda kësaj dekade”.

“Nuk ka dyshim që një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret ne duam të sigurohemi që kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në 2027 dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade.  Është shumë ambicioze, por e kemi ndarë këtë  jo vetëm me presidencën hungarezë dhe komisionin që na ka mbështetur. Është thelbësore për ne që të mos harrojmë dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave. Dhe ky parim për ne është shumë I rëndësishëm dhe do na ndihmojmë të bëjmë detyrat e shtëpisë aq mirë sa mundet për hatrin tone”, u shpreh Rama./Gazeta10