Qindra qytetarë “të padukshëm” morën shtetësinë e Maqedonisë së Veriut
Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka furnizuar rreth 300 qytetarë me shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarë që kanë jetuar këtu por nuk kanë pasur asnjë shtetësi, transmeton Portalb.mk. “MPB-ja ka lëshuar vendime pozitive për fitimin e shtetësisë për të gjithë 300 personat që kishin filluar me kohë procedurën […]


Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka furnizuar rreth 300 qytetarë me shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarë që kanë jetuar këtu por nuk kanë pasur asnjë shtetësi, transmeton Portalb.mk.
“MPB-ja ka lëshuar vendime pozitive për fitimin e shtetësisë për të gjithë 300 personat që kishin filluar me kohë procedurën për fitimin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që kishin statusin e personit pa shtetësi dhe jetonin në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni.
Prej vitit 2021 e deri në vitin 2024, shtetësinë e Maqedonisë së Veriut e kanë marrë 1 148 shtetas të ish-RSFJ-së, u bëjnë pjesë edhe 300 persona që nuk kanë pasur aspak shtetësi. Në këtë periudhë filloi zbatimi i ndryshimit të nenit 7 të Ligjit për Shtetësi të RMV-së, ku u zbatuan disa lehtësime ligjore për marrjen e shtetësisë për disa qytetarë që kanë jetuar këtu deri më 8 shtator të vitit 1991.
Nisma për lehtësimin e procedurës për marrjen e shtetësisë është projekt i mbështetur edhe nga UNHCR-ja dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.