Furkan Saliu mbron ambasadorin Meidani: “Të sulmosh të vetmin ambasador që del nga zyra është budallallëk!”

Gazetari Furkan Saliu, ka reaguar në mbrojtje të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, pas sulmeve dhe kritikave të fundit në drejtim të tij. “Me The post Furkan Saliu mbron ambasadorin Meidani: “Të sulmosh të vetmin ambasador që del nga zyra është budallallëk!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 4, 2025 - 00:30
 0
Furkan Saliu mbron ambasadorin Meidani: “Të sulmosh të vetmin ambasador që del nga zyra është budallallëk!”

Gazetari Furkan Saliu, ka reaguar në mbrojtje të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, pas sulmeve dhe kritikave të fundit në drejtim të tij.

“Me sulmuar ambasadorin e vetëm shqiptar që ka dalë prej zyre është budallallëk i rëndë,” ka shkruar Saliu në një reagim publik, duke vënë theksin në angazhimin e drejtpërdrejtë të ambasadorit në terren.

Ai kujtoi se që nga ardhja e tij në Shkup, ambasadori Meidani ka takuar përfaqësues të pozitës dhe opozitës, por më e rëndësishmja, është shpesh prezent mes popullit.

“Në byrek, çaj apo duke shpërndarë libra… Është gjithmonë prezent tek shqiptarët e tij,” thekson gazetari, duke nënvizuar qasjen popullore të ambasadorit.

Saliu nuk la pa thumbuar edhe pararendësit e Meidanit, duke thënë: “Besoj e mbani mend çfarë ‘aristokrat’ kemi pas më herët :)”.

Reagimi i gazetarit vjen në kohën kur figura e ambasadorit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të rolit aktiv në çështje që prekin drejtpërdrejt komunitetin shqiptar në vend, përfshirë rastin e fundit në fshatin Nerovë të Krushevës. Flaka

The post Furkan Saliu mbron ambasadorin Meidani: “Të sulmosh të vetmin ambasador që del nga zyra është budallallëk!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .