Aksioni i madh policor në Shkup dhe Kumanovë, Policia ka arrestuar disa persona
Në aksionin e Policisë së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike, janë arrestuar disa persona pas bastisjeve në Shkup dhe Kumanovë, raporton Portalb.mk. “Pas një procedure disamujore parahetimore nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme, në të cilën u aplikuan masa të posaçme hetimore, […]


Në aksionin e Policisë së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike, janë arrestuar disa persona pas bastisjeve në Shkup dhe Kumanovë, raporton Portalb.mk.
“Pas një procedure disamujore parahetimore nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme, në të cilën u aplikuan masa të posaçme hetimore, sot ekipet policore nën udhëheqjen e një prokurori publik po kryejnë një operacion dhe bastisje në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë”, sqaroi Prokuroria, duke theksuar se në fund të aksionit do të dalin me informacione më të detajuara.
Në këto bastisje janë arrestuar disa persona, ndërsa u konfiskua një sasi e madhe e amfetaminave.