Pozhari: Vonimi i zgjedhjes së kryeparlamentarit po e zvarrit edhe formimin e Qeverisë – partitë po mendojnë për vete, jo për shtetin

Analisti politik Xhevdet Pozhari për FrontOnline ka komentuar situatën aktuale politike pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke vlerësuar se vonesat në këtë proces po e zvarrisin edhe formimin e institucioneve tjera, përfshirë edhe Qeverinë e re. “LVV si partia e parë e ka të drejtën që ta propozojë emrin. Në

Prill 24, 2025 - 11:15
 0
Pozhari: Vonimi i zgjedhjes së kryeparlamentarit po e zvarrit edhe formimin e Qeverisë – partitë po mendojnë për vete, jo për shtetin
pozhari:-vonimi-i-zgjedhjes-se-kryeparlamentarit-po-e-zvarrit-edhe-formimin-e-qeverise-–-partite-po-mendojne-per-vete,-jo-per-shtetin

pozhari:-vonimi-i-zgjedhjes-se-kryeparlamentarit-po-e-zvarrit-edhe-formimin-e-qeverise-–-partite-po-mendojne-per-vete,-jo-per-shtetin


Analisti politik Xhevdet Pozhari për FrontOnline ka komentuar situatën aktuale politike pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke vlerësuar se vonesat në këtë proces po e zvarrisin edhe formimin e institucioneve tjera, përfshirë edhe Qeverinë e re.

LVV si partia e parë e ka të drejtën që ta propozojë emrin. Në këtë rast, partitë e tjera janë duke e bërë një lloj opozitarizmi, se kështu mund të arrijnë tek një moment që për ta është më i përshtatshëm”, ka deklaruar Pozhari.

Ai ka vlerësuar se taktikat e përdorura nga opozita për të shtyrë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit janë të gabuara dhe tregojnë mungesë pjekurie politike.

Vonimi i votimit të kryeparlamentarit, e vonon edhe afatin ligjor të votimit të Qeverisë, kështu që në këtë kontekst, partitë bllokuese janë duke vepruar gabimisht, njëjtë sikur se nuk e votuan raportin, e më pas e votuan atë. Këto taktikat që e votojmë këtë dhe jo atë, shpjegojnë papjekuri politike”, ka shtuar ai për FrontOnline.

Lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Pozhari thekson se ka sinjale për një skenar të tillë, por qëndrimet e disa partive opozitare janë ende të paqarta.

Sa i përket hapësirës për të pasur zgjedhje të reja, këtë e ka kërkuar edhe PDK, dhe VV nuk është përgjigjur negativisht ndaj kësaj, por nuk dihet qëndrimi i LDK-së dhe AAK-së, që rrezikon moskalimin e pragut”, tha Pozhari për FrontOnline.

Ai ka hedhur dyshime edhe mbi sinqeritetin e qëndrimit të opozitës lidhur me kundërshtimin ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut.

Nuk mendoj se është i sinqertë qëndrimi i opozitës se do ta votonim këdo tjetër, përveç Haxhiut. Ky është pretekst, sepse kush propozohet nga VV, përfaqëson politikat e saj”, është shprehur Pozhari.

Në fund, ai ka dhënë kritikë të drejtpërdrejtë ndaj të gjitha partive politike.“Një gjë është e qartë – të gjitha, pa përjashtim, janë duke punuar më shumë për partinë se sa për shtetin.” përfundoi ai.