Policia kërkon të dyshuarin për vjedhje në Gjakovë

Policia e Kosovës me autorizim të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje. Sipas njoftimit, personi i kërkuar ka kryer vjedhje në një market në rrugën “UÇK” në Gjakovë dhe se i njëjti përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore nuk është gjetur ende. “Policia e Kosovës kërkon

dhjetor 17, 2024 - 14:15
 0
Policia kërkon të dyshuarin për vjedhje në Gjakovë
policia-kerkon-te-dyshuarin-per-vjedhje-ne-gjakove

policia-kerkon-te-dyshuarin-per-vjedhje-ne-gjakove

Policia e Kosovës me autorizim të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit, personi i kërkuar ka kryer vjedhje në një market në rrugën “UÇK” në Gjakovë dhe se i njëjti përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore nuk është gjetur ende.

“Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, qoftë përmes numrave kujdestarë të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë), apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”. Çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale”, thotë policia.