Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë kursin e avancuar për lider dhe atë të liderit luftarak
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përmbyllur me sukses dy nga kurset kyçe të karrierës për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) – kursin e avancuar për lider dhe kursin e liderit luftarak. Kursi i avancuar për lider kishte për qëllim ngritjen e aftësive profesionale dhe zhvillimin e njohurive të pjesëtarëve të


Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përmbyllur me sukses dy nga kurset kyçe të karrierës për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) – kursin e avancuar për lider dhe kursin e liderit luftarak.
Kursi i avancuar për lider kishte për qëllim ngritjen e aftësive profesionale dhe zhvillimin e njohurive të pjesëtarëve të FSK-së për udhëheqje efektive në nivel togu. Ky trajnim përfshiu module teorike dhe praktike, të ndërtuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë.