Për shkak zbulimit të sekretit zyrtar, Policia e RMV-së ka ngritur padi ndaj zyrtarit policor
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor nën dyshimet për zbulim të sekretit zyrtar, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit kundër Z.S., nëpunës policor në SP KP Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor nën dyshimet për zbulim të sekretit zyrtar, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit kundër Z.S., nëpunës policor në SP KP Tetovë, për shkak të
dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “zbulimi i sekretit zyrtar”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 360, paragrafi 1 i Kodit Penal”, raportoi Policia.
Ai dyshohet se të dhënat sekrete që i ka siguruar brenda Policisë, i ka dorëzuar te një person i punësuar në kazino gjatë vitit 2023 dhe 2024.
“Ai ka siguruar të dhëna që paraqesin sekret zyrtar në mënyrën që ka pasur mbikëqyrje në buletinin e ngjarjeve ditore të MPB-së dhe në planet shtesë për aksione të planifikuara kontrolluese dhe vepruese në kazino dhe objekte
të hotelerisë të planifikuara dhe të ndërmarra nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, ISHT dhe ISHP”, raportoi Policia.