RMV, ngasësi i biçikletës ndërroi jetë pasi u godit nga vetura
Qytetari i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në spital, pasi po trajtohej pas goditjeve që i mori nga një veturë gjatë momentit kur ky po lëvizte me një biçikletë. Prokurori ka dhënë urdhër për autopsinë e trupit të viktimës, transmeton Portalb.mk. “Në Stacionin Policor Prilep ishte denoncuar se në rrugën rajonale Prilep-Manastir, automjeti i […]


Qytetari i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në spital, pasi po trajtohej pas goditjeve që i mori nga një veturë gjatë momentit kur ky po lëvizte me një biçikletë. Prokurori ka dhënë urdhër për autopsinë e trupit të viktimës, transmeton Portalb.mk.
“Në Stacionin Policor Prilep ishte denoncuar se në rrugën rajonale Prilep-Manastir, automjeti i pasagjerëve “Reno” me targa regjistrimi të Prilepit, i drejtuar nga T.D. (51) nga f. Galiçan, rrethi i Prilepit, ka goditur M.B. (49) nga Prilepi”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Viktima ndërroi jetë pas lëndimeve të marra në komunikacion.