Pasurimi për të varfërit, nga jeta pa shef deri te fushatat për rekrutim

Gjithçka fillon me një video të shkurtër: një vajzë e re në Dubai me një laptop në prehër dhe në prapavijë një plazh i bukur, ajo thotë se punon për veten e saj, nuk ka shef dhe fiton duke bërë tregtim në bursë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. “Edhe ti mund të bësh të njëjtën gjë, […]

Prill 25, 2025 - 07:00
 0
Pasurimi për të varfërit, nga jeta pa shef deri te fushatat për rekrutim
Foto: Promovimi i platformës trejding, Meta.mk

Gjithçka fillon me një video të shkurtër: një vajzë e re në Dubai me një laptop në prehër dhe në prapavijë një plazh i bukur, ajo thotë se punon për veten e saj, nuk ka shef dhe fiton duke bërë tregtim në bursë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Edhe ti mund të bësh të njëjtën gjë, thjesht më dërgo një mesazh”, ju bind ajo.

Disa influencerë të cilët kanë numër të konsiderueshëm të ndjekësve të rinj në rrjetet sociale gjithnjë e më shumë promovojnë fitim të lehtë, sukses të shpejtë dhe liri. Bëhet fjalë për një grup entuziastësh, kryesisht vajza të reja, të cilat pretendojnë se kanë gjetur një rrugë drejt pavarësisë financiare pa arsim formal, përvojë apo duke dhënë një angazhim më të madh.

Ajo që fillon si një histori frymëzuese për “jetën pa shef” shumë shpejt kthehet në një fushatë për rekrutim. Çdo shikues ftohet të bëhet pjesë e “ekipit”, “familjes” apo “komunitetit”, ndërsa për cilindo që shpreh ndonjë farë dyshimi shpesh thonë se i mungon “mentaliteti i duhur” për sukses.

“A dëshironi të fitoni para duke tregtuar në bursë pa e ditur se si funksionojnë tregjet financiare? A dëshironi të keni të ardhura pasive dhe të punoni për veten tuaj? Dëgjoni sinjalet tregtare që ju vijnë nga inteligjenca artificiale e kompanisë tonë. Nuk keni nevojë për kurrfarë “njohurish paraprake”, ju thonë profile të ndryshme në rrjetet sociale të cilët tentojnë t’ju bindin që t’i bashkoheni ekipit të tyre për të ashtuquajturin Forex Trading.

Nga viti i kaluar në këtë mënyrë në vendin tonë në mënyrë intensive po promovohet platforma “Eaconomy”, e cila pak kohë më parë u ribrendua në “Iqonic”. Sado ndjekës të ketë promotori që e poston në rrjetet sociale, çdo reklamë për këtë kompani i përmban të njëjtat elemente: një hyrje joshëse për në një biznes online, një mesazh motivues dhe natyrisht, premtime për një jetën e ëndrrave.

Në videot promovuese këta “influencerë” shpesh theksojnë se punojnë “network marketing”, që do të thotë se fitojnë para nga çdo person që i bashkohet platformës nëpërmjet tyre.

Ata i tërheqin personat e interesuar përmes kurseve për investime dhe përmes dërgimit të “sinjaleve tregtare” përmes rrjetit social Telegram, që pastaj mund t’i përdorin në llogaritë e tyre në platformat e investimeve online. Për inteligjencën artificiale, e cila e analizon tregun valutor (Forex), thuhet se është e përfshirë në krijimin e këshillave për mundësitë për investim.

“Nëse jeni nga 18 dhe 30 vjet dhe dëshironi të fitoni para cili do vend, më shkruani një mesazh”, thotë një vajzë në një video në TikTok.

Pasi t’i keni dërguar një mesazh ju keni mundësi të bisedoni në telefon për “punën” me krijuesin e videos. Nëse ju duket një mundësi e mirë për punë, ju blini një paketë prej 150 eurosh për “materiale mësimore për tregtim”, ndërsa pastaj ju pranojnë në një grup në Telegram nga ku merrni udhëzime për “Trading”.

Për çdo muaj që jeni anëtar i platformës ju paguani një tarifë anëtarësie prej 99 eurosh, ndërsa për “tregtim” ju i investoni paratë tuaja sipas dëshirës tuaj.

Nëse telefonatat dhe takimet online nuk ju duken aq joshëse, ato ju ofrojnë të merrni pjesë edhe në evente dhe konferenca të ndryshme.

E përderisa videot e këtilla ju bindin që t’i bashkoheni platformës, organet rregullatore në mbarë botën ju këshillojnë të kundërtën.

Paralajmërime në më shumë shtete

“Ju rekomandojmë të bëni kujdes me “Eaconomy LLC/Eaconomy”, ose me çdo individ ose entitet që i promovon shërbimet ose produktet e tyre. Eaconomy e promovon softuerin e saj me inteligjencë artificiale dhe platformë për “tregtimin me kopje” (d.m.th. Manara dhe Eminus) për opsione binare, kripto asete dhe tregtim me valutë të huaj. Ueb-faqja e tyre krijon një përshtypje të përgjithshme të rrejshme se platforma për tregtim dhe softueri i tyre mund ta lehtësojë tregtimin, përfshirë këtu edhe me opsione binare, që është një produkt shumë i ndërlikuar dhe shumë i rrezikshëm. Jemi të shqetësuar sepse “Eaconomy” nuk është e autorizuar të ofrojë çfarë do shërbimi ose produkt financiar në pajtim me ligjet e Zelandës së Re”, thuhet në paralajmërimin nga Drejtoria e Tregjeve Financiare të Zelandës së Re.

“Eaconomy” është subjekt i paralajmërimeve të shumta nga rregullatorët e huaj, duke përfshirë këtu edhe organin mbikëqyrës financiar të Norvegjisë, i cili paralajmëron se platforma funksionon si një skemë piramidale dhe një biznes i paautorizuar.

“Drejtoria Norvegjeze e Konsumatorëve i monitoron skemat piramidale, ndërkohë që kemi pranuar edhe disa ankesa për Eaconomy. Bazuar në informacionet që rezultuan nga hetimet e Drejtorisë të Mbikëqyrjes Financiare dhe ankesat që i kemi pranuar, po shohim se Eaconomy ka disa ngjashmëri me skemat piramidale të paligjshme”, thuhet në njoftimin paralajmërues organi mbikëqyrës financiar i Norvegjisë.

Drejtoria për veprime financiare (FCA), organ rregullator financiar në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron se platforma ofron “shërbime ose produkte financiare pa licencë”. Ata gjithashtu theksojnë se duhet të evitohet çdo ndërveprim me këtë kompani.

Paralajmërime të ngjashme për “Eaconomy” janë dhënë edhe në KаnadaÇeki dhe Sllovaki.

Kjo kompani nuk është e regjistruar as në Asociacionin Kombëtar për Fjuçersa (NFA) në Amerikë, ku e ka zanafillën kompania

Prapavijë e dyshimtë

Britaniku Hassan Mahmood e themeloi kompaninë “Eaconomy” në vitin 2022. Ueb – faqja e platformës i ndryshon shpesh domenet dhe llogaria e saj në Instagram është plot me postime motivuese, duke përfshirë këtu edhe një kopertinë të rreme të Forbes ku është fotografia e  Mahmood. Kjo revistë nuk ka publikuar asnjëherë ndonjë shkrim për të.

Printscreen nga një postim në Instagram
Printscreen nga një postim në Instagram

Por kjo nuk është kompania e tij e parë. Deri në vitin 2019 Mahmood ishte pronar i skemës piramidale të dështuar “SilverstarLive”.

Komisioni Amerikan për tregtimin me fjuçersa i ka ndjekur shkeljet e Ligjit për bursat që nga muaji korrik i vitit 2018.

Sipas hetimeve të Komisionit Amerikan për tregtimin me fjuçersa, “SilverstarLive“ dhe pronarët e saj, Hassan Mahmoud dhe Candice Mahmoud, kanë vepruar si këshilltarë për tregtimin e mallrave pa qenë të regjistruar në Komision si të tillë, duke ushtruar autoritet diskrecional tregtar mbi llogaritë tregtare valutore të klientëve amerikanë që nuk i plotësonin kushtet për lidhjen e një kontrate.

Hassan Mahmoud dhe Candice Ross-Mahmud janë urdhëruar që ta ndërpresin dhe të heqin dorë nga kryerja e shkeljeve të tjera gjatë tregtimit të mallrave.

Pas rënies së “Silverstar Live”, Hassan Mahmoud dhe Candice Ross-Mahmud e ristartuan skemën nën emrin “Eaconomy”.

„Eaconomy“, si pasardhëse ose klon i “Silverstar Live” vazhdon të funksionojë pavarësisht faktit që as kompania dhe as pronarët e saj nuk janë të regjistruar në Komisionin Amerikan për tregtimin me fjuçersa, me çka Candice dhe Hassan potencialisht e shkelin marrëveshjen e lidhur me komisionin më 4 nëntor.

Këtë muaj pronari Hassan Mahmood në një webinar njoftoi se kompania do të ribrendohej si “Iqonic”.

Sipas postimeve në portalin BehindMLM, “Еaconomy” ka dështuar disa herë, ndërkohë që rifillimi i tretë dhe i fundit i saj ka qenë në vitin 2021, deri në vitin 2025 kur kompania u ribrendua.

Në lansimin e parë të “Eaconomy“ ka qenë i përfshirë edhe Sal Leto, i cili ka qenë zëvendës kryetar për operacione. Leto është i njohur për përpjekjet e tij për ta zgjeruar skemën OneCoin Ponzi të Ruzha Ignatovas në Shtetet e Bashkuara.