Pashtetësia në RMV, problem që meriton monitorim të vazhdueshëm në emër të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut
Pashtetësia, ose gjendja në të cilën një person nuk njihet si shtetas i asnjë vendi, prek miliona njerëz në mbarë botën. Personat pa shtetësi shpesh nuk mund t’i realizojnë të drejtat më elementare, përfshirë këtu mundësinë për të shkuar në shkollë, për të punuar ligjërisht, për të pasur qasje në shërbimet shëndetësore, për t’u martuar […]


Pashtetësia, ose gjendja në të cilën një person nuk njihet si shtetas i asnjë vendi, prek miliona njerëz në mbarë botën. Personat pa shtetësi shpesh nuk mund t’i realizojnë të drejtat më elementare, përfshirë këtu mundësinë për të shkuar në shkollë, për të punuar ligjërisht, për të pasur qasje në shërbimet shëndetësore, për t’u martuar ose për ta regjistruar lindjen e fëmijës së tyre, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
E gjithë kjo ndikon si në shoqëri ashtu edhe tek individët dhe e bën të pamundur që personat që nuk kanë shtetësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutë për shkak se nuk kanë asnjë dokument identifikimi. Fushata e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, e cila filloi në vitin 2014 nën sloganin #IBelong, por edhe angazhimi i disa autoriteteve, ka filluar t’i lëvizë kufijtë nga “të paarritshme” në “të mundshme”, madje edhe në “plotësisht të arritshme”.
Për fat të mirë Maqedonia e Veriut e mbylli vitin 2023 dhe vitin 2024 me lajme pozitive në këtë drejtim, në vitin 2023 mbi 400 persona u bënë me certifikata të lindjes, duke i dhënë kështu fund luftës së tyre dhjetëvjeçare për t’u regjistruar dhe për të qenë në gjendje t’i ushtrojnë të drejtat e tyre, të punojnë dhe të kontribuojnë në shoqëri. Në vitin 2024 në librin amë të të lindurve u regjistruan edhe 500 persona të tjerë.
Por, sfidat vazhdojnë.
SHJRM: Është mundësuar ndihmë juridike falas për 5.738 persona pa shtetësi
Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë (SHJRM) ofron ndihmë juridike për personat pa shtetësi dhe personat në rrezik për të mbetur pa shtetësi, me fokus tek personat të cilët nuk e kanë lindjen dhe emrin e tyre të regjistruar në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Nga fillimi i projektit në partneritet me UNHCR-në (në vitin 2011) deri më sot SHJRM ka ofruar ndihmë juridike falas për 5.738 persona pa shtetësi në procedurat për regjistrimin në librin amë të të lindurve, për njohjen e atësisë, rregullimin e qëndrimit dhe pranimin e shtetësisë. Ata kanë marrë pjesë edhe në hartimin e ndryshimeve në Ligjin për Evidencën Amë.
“Arritja jonë më e madhe është hartimi i ndryshimeve ligjore në Ligjin për Evidencën Amë, me të cilin arritën të regjistrohen 500 persona të cilët nuk ishin të regjistruar në Librin amë të të lindurve për më shumë se 10 vjet dhe jetonin jashtë sistemit. Disa prej tyre që i plotësonin kushtet morën edhe shtetësinë. Gjithashtu kemi qenë edhe anëtarë të grupit të punës për përgatitjen e ndryshimeve ligjore të Ligjit për Letërnjoftim dhe Ligjit për Regjistrimin e Vendbanimit dhe Vendqëndrimit, si dhe kemi përgatitur propozim ndryshimet ligjore të Ligjit për të Huajt”, thotë Aleksandra Efremova nga SHJRM.
Sipas saj shoqata është e kënaqur nga bashkëpunimi me institucionet, por nga atje thonë se ka ende hapësirë për ndërtimin e një sistemi funksional që do t’i regjistrojë menjëherë personat e sapo identifikuar dhe do ta parandalojë pashtetësinë.
Për momentin ata si organizatë kanë identifikuar rreth 150 persona pa shtetësi, ndërsa Efremova komenton se sfida më e madhe është ndërtimi i një sistemi efikas në vend që do të bënte regjistrimin e menjëhershëm të fëmijëve në Librin amë të të lindurve, si dhe do t’i zgjidhte rastet e fëmijëve prindërit e të cilëve janë me origjinë nga një nga vendet fqinje, e të cilët prej shumë vitesh jetojnë në Maqedoninë e Veriut pa dokumente personale.
“Sfida më e madhe në radhë të parë është ndërtimi i një sistemi efikas në vend që do t’i regjistronte fëmijët shpejt në Librin amë të të lindurve, të rivendoset praktika e lëshimit të certifikatës së lindjes për fëmijët që në maternitet, që kur të dalin nga spitali ata ta kenë tashmë certifikatën e lindjes të lëshuar nga Drejtoria dhe të kenë një identitet të konfirmuar. Kjo do t’i parandalojë rastet e ardhshme të pashtetësisë në afat të gjatë”, thotë Efremova.
Ajo shton se sfidë është edhe mungesa e ndërgjegjësimit të disa prindërve për rëndësinë e regjistrimit në kohë të fëmijëve të tyre në Librin amë të të lindurve dhe për këtë duhet punuar përmes fushatave për ndërgjegjësimin e tyre për përgjegjësinë që e kanë ata si prindër.
“Këto janë hapa përmes të cilëve do të sigurohemi se do të zvogëlohet pashtetësia”, thotë Efremova.
Me marrjen e nënshtetësisë individët ndihmuar nga SHJRM fitojnë të drejtën për qasje në të gjitha të drejtat elementare që u janë mohuar kur nuk kishin shtetësi – mbrojtje shëndetësore, arsim, punësim dhe të drejtat sociale. Nga viti 2011 e deri më sot, së bashku me partnerët e tyre nga UNHCR-ja, nënshtetësi maqedonase kanë marrë rreth 730 persona.
Disa nga personat e mbetur pa shtetësi që u janë drejtuar për ndihmë, me regjistrimin në Librin amë të të lindurve u kanë ndihmuar që të marrin edhe nënshtetësi në një nga vendet fqinje.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i kushtoi vëmendje më serioze këtij problemi në vitin 2021 me miratimin e ndryshimeve në disa ligje për ta lehtësuar qasjen në dokumente për qytetarët që nuk kishin shtetësi pas presionit publik që u bë pas vdekjes së dy të rinjve që nuk kishin qasje në mbrojtje shëndetësore sepse nuk kishin dokumente.
Që atëkohë vendi ka bërë një hap më afër eliminimit të pashtetësisë, por përvoja tregon se edhe nëse një vend e arrin një gjë të tillë, ky numër sërish mund të fillojë të rritet. Shembull për këtë janë vendet që preken drejtpërdrejt nga niveli i lartë i konflikteve që ekzistojnë ndërkombëtarisht, siç është lufta në Ukrainë, lufta civile në Sudan, Izrael dhe Rripin e Gazës, kur njerëzit migrojnë, lëvizin, lindin fëmijë të cilët janë të pa regjistruar etj. Prandaj, kjo çështje meriton monitorim dhe vëmendje nga çdo aspekt dhe një qasje të vazhdueshme që që të gjithë njerëzit të kenë qasje në të drejtat e tyre themelore.
- LEXO: Numër i madh aplikimesh për shtetësi nuk janë zgjidhur për mërgimtarët shqiptar, turq e maqedonas, sqaroi Toshkovski
- LEXO: 5.601 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia e RMV-së në pesë vitet e fundit, a mund ta kthejnë të njëjtën?
- LEXO: RMV, 12 persona pa shtetësi morën certifikata lindjeje, 526 të tjerë janë në procedurë
- LEXO: DMLA premtoi se deri në fund të vitit njerëzit “fantazma” do të pajisen me çertifikata të lindjes
- LEXO: Kuvendi miratoi disa ndryshime që zgjidhin problemin e personave pa shtetësi në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Dhjetëra njerëz u bënë të dukshëm për sistemin, atyre iu dhanë certifikatë e lindjes për herë të parë
- LEXO: Deri në fund të vitit 2023, në Maqedoninë e Veriut pritet të zgjidhet problemi me qytetarët pa shtetësi
- LEXO: Personat pa shtetësi më në fund u bënë të dukshëm për sistemin: Cilat janë ndryshimet e reja ligjore?