Pacolli përmend dhjetë dështimet: Kosova rrezikon të humbasë shumë nga arritjet e saj të deritanishme

Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ish-ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për “Front Online”, krahas sukseseve ka numëruar edhe dështimet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë theks të veçantë katër vjeçarit të fundit, ku vendi qeveriset nga kryeministri Albin Kurti. Për të Kosova në katër vitet e fundit, ka dështuar dhe stagnuar në të

shkurt 17, 2025 - 09:15
 0
Pacolli përmend dhjetë dështimet: Kosova rrezikon të humbasë shumë nga arritjet e saj të deritanishme
pacolli-permend-dhjete-deshtimet:-kosova-rrezikon-te-humbase-shume-nga-arritjet-e-saj-te-deritanishme

pacolli-permend-dhjete-deshtimet:-kosova-rrezikon-te-humbase-shume-nga-arritjet-e-saj-te-deritanishme


Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ish-ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për “Front Online”, krahas sukseseve ka numëruar edhe dështimet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë theks të veçantë katër vjeçarit të fundit, ku vendi qeveriset nga kryeministri Albin Kurti.

Për të Kosova në katër vitet e fundit, ka dështuar dhe stagnuar në të gjitha fushat përkundër se kjo Qeveri sipas tij e mori vendin nën udhëheqje të konsoliduar si shtet në të gjitha fushat.

‘’Qeveria e sotme e Kosovës, nëse është korrekte, duhet të pranojë se katër vite më parë mori në dorë një Kosovë të konsoliduar si shtet në të gjitha fushat. Në vitet e fundit, në Kosovë ka ndodhur një “stagnim i madh” në të gjitha fushat, pas fillimit të mandatit të qeverisë aktuale’’, thotë Pacolli.

Pacolli deklaron se për gjatë viteve të fundit Kosova ka dështuar të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, është vënë nën sanksione të BE-së dhe nën sanksione të heshtura nga SHBA-të.

‘’Dështimi për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare kyçe. Kosova nuk ka arritur të bëhet pjesë e KiE dhe organizatave të tjera të rëndësishme, gjë që ka ngadalësuar përparimin e saj në arenën ndërkombëtare. Kosova për herë të parë nën sanksionet e BE-së. Për shkak të politikave të qeverisë aktuale dhe qasjeve që nuk janë në harmoni me parimet e BE-së, Kosova është vendosur nën masa ndëshkuese nga Brukseli. Edhe SHBA ka ndërmarrë sanksione të heshtura, duke kufizuar kontaktet me qeverinë aktuale’’, deklaroi ai.

Sipas Pacollit, mungesa e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, kanë penguar zhvillimin e Kosovës në integrimin tutje.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe korrupsionin qeveritar, emigrimin masiv të të rinjve, marrëdhëniet e komunitetit serb dhe Qeverisë të cilat sipas tij janë përkeqësuar edhe më tutje.

‘’Dialogu me Serbinë dhe mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare kane penguar zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë mbetet një problem serioz që pengon zhvillimin ekonomik dhe besimin e qytetarëve tek institucionet. Emigrimi masiv i të rinjve, Mungesa e mundësive ekonomike ka bërë që një numër i madh të rinjsh të largohen nga vendi, duke sjellë pasoja të rënda për zhvillimin afatgjatë të Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet komunitetit serb dhe institucioneve të Kosovës janë përkeqësuar ndjeshëm’’, shton ai.

Ish-kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, thotë po ashtu se kryeministri Kurti, ka provokuar ndarje mes qytetarëve të Kosovës dhe se sipas tij Kosova kishte zhvillim diplomatik e shtet ndërtim deri më 2021, por më pas stagnoi.

‘’Kurti ka provokuar një ndarje të madhe mes qytetarëve, duke polarizuar shoqërinë në ata që e mbështesin dhe ata që janë kundër tij. Në zgjedhjet e fundit, ai ka ofenduar qytetaret ( mbi 80% të popullatës) qe nuk e mbështesin atë duke i quajtur, pos ofendimeve tjera edhe “hajvanatë”, gjë që ka thelluar ndarjet sociale dhe politike në vend. Kosova ka pasur suksese të mëdha në shtet ndërtim dhe diplomaci deri ne vitin 2021 por vitet e fundit janë shënuar nga stagnim, mungesë progresi dhe tensione të brendshme”.