Nis takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës, nënkryetarja: I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e…

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej. E para që mori fjalën në këtë takim ishte nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani, e cila i uroj kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama “rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”.  “Do të vijojmë këtë vit me shkollat […]

shkurt 20, 2025 - 17:30
 0
Nis takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës, nënkryetarja: I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e…

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej.

E para që mori fjalën në këtë takim ishte nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani, e cila i uroj kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama “rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”.

 “Do të vijojmë këtë vit me shkollat që nuk kanë ekzistuar më përpara me Astir, Yzberisht dhe Selitë. Më pas do të vazhdojmë me konviktet e Qytet Studentit. Puna jonë për lëvizshmërinë nuk ka mbaruar, do vijojmë me korsinë e biçikleta. Do vijojmë me pedonalen dhe stimulimin e të ecurit. Puna do të vijojë dhe për depot e ujit dhe krijimin e pesë prej tyre.

Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia jonë nuk ndalet dhe nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit, ‘jeni më të mirët, ecim përpara’ uroj të mos ndaleni. Me një video që do të shfaqet tani, dua t’i uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha ndër të tjera Ristani.

Kujtojmë, që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kreu i qeverisë ka shkuar disa herë në institucionin e bashkisë, ku është takuar me ekipin drejtues.