Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike Shkup janë realizuar me sukses dy transplante të kockës nga një donator i ndjerë

Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy transplante të ndërlikuara të kockës nga donator  të ndjerë, duke vazhduar kështu zbatimin e intervenimeve moderne dhe shumë të specializuara mjekësore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë në vendin tonë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk. “Në rastin e parë, është kryer […]

qershor 13, 2025 - 13:30
 0
Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike Shkup janë realizuar me sukses dy transplante të kockës nga një donator i ndjerë
Transplant. Foto: Ministria e Shëndetësisë së RMV-së

Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy transplante të ndërlikuara të kockës nga donator  të ndjerë, duke vazhduar kështu zbatimin e intervenimeve moderne dhe shumë të specializuara mjekësore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë në vendin tonë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Në rastin e parë, është kryer operacion për cistë kockore te një pacient 45-vjeçar. Intervenimin e realizoi një ekip profesional në përbërje: prof. dr. Milan Samarxhiski, doc. dr. Aleksandar Trajanovski, dr. Biljana Lazarova (specializante në  ortopedi),  anesteziolog dr. Marina Temelkovska,  m. instrumentiste  Kristina Rexhep, ndihmëse instrumentiste dr. Olivera Lazarevska, infermiere anesteziste Gordana Zaharieva dhe ndihëmse spitalore  Snezhana Todorovska”, thonë nga Ministria.

Në transplantimin e dytë u intervenua te një paciente 65-vjeçare me diagnozën e një tumori gigantoqelizor në pjesën distale të radiusit të krahut të djathtë.

“Pas biopsisë së kryer më parë, indet tumorale u zëvendësuan me ind kockor të shëndetshëm nga donatori. Intervenimin e drejtoi specialisti ortoped dhe subspecialisti traumatolog dr. Rezeart Dalipi, së bashku me ekipin: dr. Maja Nedelkovska, specialist ortoped, dr. Simona Karapançevska dhe dr. Iskra Shojlevska–Jovanovska, specializante në ortopedi, anesteziolog dr. Jadranka Zafirovska, infermiere anesteziste Merita Ramadani, instrumentiste Olivera Lazarevska, ndihmëse instrumentiste Sanja Todorovska, teknik radiologjik Silvana Stojkovska dhe ndihmës spitalor Sejnur Idriz. Të dyja ndërhyrjet u realizuan në bashkëpunim me Dr. Milena Bogoevska Doksevska, koordinatore spitalore për ortopedi dhe përgjegjëse për bankën e indeve”, thonë nga MSH.

Ministria falenderoi të gjithë anëtarët e ekipeve të përfshira në transplante, si dhe për familjet e donatorëve.

“Fuqizimi i njohurive dhe aftësive, ndjekja e trendeve bashkëkohore evropiane dhe zbatimi i metodave të reja në transplantologji janë imperativi  ynë i përhershëm, theksoi prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore nacionale  për transplantim”, përfundojnë nga Ministria.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, u kryen dy transplante brenda 24 orësh. Transplantimi u krye te një pacient 19-vjeçar për korrigjimin e një deformimi të shputës, si pasojë e paralizës cerebrale.