Ndihmëssekretari i NATO-s kërkon hetim të plotë dhe transparent për sulmin në Ibër-Lepenc

Ndihmëssekretari i NATO-s Tom Goffus, e ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin. Goffus dhe Osmani, kanë diskutuar edhe për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit. Ai e dënoi këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Ndihmëssekretari i Aleancës Veriatlantike kërkoi hetim të plotë dhe

dhjetor 5, 2024 - 21:15
 0
Ndihmëssekretari i NATO-s kërkon hetim të plotë dhe transparent për sulmin në Ibër-Lepenc
ndihmessekretari-i-nato-s-kerkon-hetim-te-plote-dhe-transparent-per-sulmin-ne-iber-lepenc

ndihmessekretari-i-nato-s-kerkon-hetim-te-plote-dhe-transparent-per-sulmin-ne-iber-lepenc

Ndihmëssekretari i NATO-s Tom Goffus, e ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.

Goffus dhe Osmani, kanë diskutuar edhe për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit. Ai e dënoi këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Ndihmëssekretari i Aleancës Veriatlantike kërkoi hetim të plotë dhe transparent lidhur me ngjarjen.

“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, tha ai.