Kalon në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Fillimisht me 58 vota u bë shmangia nga afatet procedurale siç përcaktohet me Rregulloren e Kuvendit. Ministri Hajrulla Çeku e quajti këtë si projekt me dimensione sportive, ekonomike e diplomatike për vendin. Çeku tha se

dhjetor 5, 2024 - 21:30
 0
Kalon në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
kalon-ne-parim-projektligji-per-lojerat-mesdhetare

kalon-ne-parim-projektligji-per-lojerat-mesdhetare

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Fillimisht me 58 vota u bë shmangia nga afatet procedurale siç përcaktohet me Rregulloren e Kuvendit. Ministri Hajrulla Çeku e quajti këtë si projekt me dimensione sportive, ekonomike e diplomatike për vendin.

Çeku tha se ky dokument krijon bazën ligjore dhe kushtet e nevojshme për organizimin efikas dhe të suksesshëm të kësaj ngjarje të madhe sportive.

“Ky projektligj është rezultat i një procesi të thellë analizash që është zhvilluar në dy drejtime kryesore. Fillimisht shqyrtimi i kornizës ligjore shtetërore për të identifikuar dhe adresuar të gjitha aspektet që ndikojnë në organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe së dyti analiza e praktikave më të mira ndërkombëtare duke u bazuar në praktikat e vendeve të tjera”.

Ai tha se me miratimin e këtij projektligji Lojërat Mesdhetare shpallen çështje me interes publik për Republikën e Kosovës duke reflektuar rëndësinë strategjike që ky projekt ka për vendin.

Ai ka treguar se në krye të Bordit Drejtues të Komitetit Organizativ do të jetë kryeministri Albin Kurti e pastaj do të jenë edhe ministrat ai për sport, për financa, ministri i Infrastrukturës, për Administrim të Pushtetit Lokal. Pjesë e Bordit do të jenë edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Sportin, katër  4 përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës, përfshirë presidentin e këtij komiteti, 3 përfaqësues të Komunës së Prishtinës, përfshirë kryetarin e saj, 3 përfaqësues nga Shqipëria, përfshirë Bashkinë e Durrësit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrinë për Sport të Shqipërisë.

I njëjti projektligj do të dalë në lexim të dytë sonte në orën 19:30 pasi u bë shmangie e procedurave që i njëjti të mund të kalojë në të dyja lexim sonte./RTK