Mickoskit i dalin telashe me Parlamentin Evropian
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se gjatë ditëve të fundit ka arritur të pengojë një sulm të ri ndaj gjuhës dhe identitetit maqedonas, i cili po përgatitej nga disa anëtarë të The post Mickoskit i dalin telashe me Parlamentin Evropian appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se gjatë ditëve të fundit ka arritur të pengojë një sulm të ri ndaj gjuhës dhe identitetit maqedonas, i cili po përgatitej nga disa anëtarë të Parlamentit Evropian. Ai shprehu pritshmërinë që në seancën e Komisionit për politikë të jashtme, që do të mbahet të martën, Parlamenti Evropian do të mbështesë fuqimisht gjuhën dhe identitetin maqedonas.
“Më duhet ta pranoj se kam marrë shumë informacione shqetësuese për një aktivitet të fuqishëm të disa politikanëve në Bruksel, të cilët përpiqen të riformulojnë dhe risqarojnë me fjalë moderne atë që synon të krijojë një komb të ri dhe të shkatërrojë kredibilitetin e BE-së”, deklaroi Mickoski. Ai tha se bashkëpunimi me Ministrin e Jashtëm dhe kontaktet intensive në Bruksel kanë ndihmuar në amortizimin e kësaj “goditjeje”.
Kryeministri shtoi se edhe pse ekzistojnë anëtarë të Parlamentit Evropian që mbështesin këtë aktivitet, shumica qëndron pas argumenteve maqedonase, duke mbrojtur në mënyrë të fortë gjuhën dhe identitetin e vendit.
Ky reagim nga kryeministri vjen në një kohë kur procesi integrues i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian përballet me sfida të reja, duke vënë në pikëpyetje perspektivat për anëtarësim.
The post Mickoskit i dalin telashe me Parlamentin Evropian appeared first on Flaka, në çdo lajm... .