Ligji për përfaqësim ende në pritje, Kasami: Ndodhitë me Arben Taravarin e s’postuan fokusin tonë
VLEN tashmë ka adresën e fajtorit për mos përfundimin e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sipas eksponentëve të VLEN, zhvillimet që ndodhën në ASH-në e Arben Taravarit kanë defokusuar VLEN-in nga çështjet me interes për shqiptarët, shkruan Portalb.mk. “Fatkeqësisht, zhvillimet që ndodhën me Arben Taravarin e s’postuan fokusin tonë nga disa […]


VLEN tashmë ka adresën e fajtorit për mos përfundimin e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sipas eksponentëve të VLEN, zhvillimet që ndodhën në ASH-në e Arben Taravarit kanë defokusuar VLEN-in nga çështjet me interes për shqiptarët, shkruan Portalb.mk.
“Fatkeqësisht, zhvillimet që ndodhën me Arben Taravarin e s’postuan fokusin tonë nga disa çështje me interes për shqiptarët dhe duhet të merremi me gjëra më pak të rëndësishme. Unë besoj se, brenda kësaj jave i mbyllim gjithë këto çështje kadrovike rreth vendeve vakante dhe nga java tjetër do kemi diçka më konkrete, sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, tha kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, javën e kaluar (14 maj), tha se së shpejti do dalin me konferencë për media, në lidhje me zgjidhjen ligjore.
“Kur kemi të bëjmë me ligje, me akte ligjore, secili subjekt angazhon ekspertët e vet. Ne kemi ekspertët tanë, si VLEN, profesorë eminent nga universitetet tona. Të tjerët kanë profesorët e tyre. Nuk dëmtohet procesi me daljen e ASH-së nga qeveria. Së shpejti do kemi konferencë për media”, tha Mexhiti.
Nga ana tjetër, Arben Taravari derisa paralajmëroi daljen nga qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut, tha se një nga arsyet e largimit ishte edhe heqja e “Balancuesit”, duke theksuar se vazhdimisht është premtuar se do të sillet ligji për përfaqësimin adekuat, por nuk ka diçka konkrete.
Protagonistët e koalicionit VLEN tash e një kohë të gjatë vazhdimisht dalin me deklarata se është në përfundim procesi i zgjidhjes ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, që nga shfuqizimi i mekanizmit juridik “Balancuesi”.
Ai theksoi se ishte premtuar që ky ligj do të sillet ne nëntor, por akoma nuk prezantohet.
Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash shfuqizoi mekanizmin e a.q. “Balancues”.“Balancuesi” ishte një mekanizëm që përcaktonte punësimet në administratën publike sipas përkatësisë etnike, me qëllim promovimin e barazisë etnike dhe përfaqësimin e drejtë të të gjitha etnive në institucionet publike.
Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk mbahet llogari për përkatësinë etnike.
Lënda për shfuqizimin e tij u hap pas një iniciative të dorëzuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 11 janar 2024, sepse, sipas tyre, me të bëhen abuzime gjatë punësimit.
- LEXO: Balancuesi iku, Ligji për përfaqësim të drejtë s’erdhi: RMV-ja pa kontroll në përfaqësimin etnik, VLEN nuk i mbajti premtimet
- LEXO: Delegacioni i BE-së: Presim zëvendësimin e “Balancuesit”, theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit
- LEXO: RMV, Balancuesi iku në histori: Si e arsyetoi Kostadinovski vendimin dhe cilat janë pasojat eventuale?