Liga e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut me lider të ri

Në javën e XVII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija arriti të sigurojë tre pikë si mysafir i Voska Sportit. Kjo fitore i siguroi vendin e parë në krye të tabelës, transmeton Portalb.mk. Shkëndija sot arriti të fitojë kundër Voska Sportit, me golin e shënuar nga Ramadani në minutën 51’. Me këtë […]

dhjetor 3, 2024 - 19:30
 0
Liga e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut me lider të ri
Ndeshja e futbollit ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Në javën e XVII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija arriti të sigurojë tre pikë si mysafir i Voska Sportit. Kjo fitore i siguroi vendin e parë në krye të tabelës, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija sot arriti të fitojë kundër Voska Sportit, me golin e shënuar nga Ramadani në minutën 51’. Me këtë fitore, Shkëndija siguroi 36 pikë, dy pikë më shumë se Sileksi dhe Gostivari. Të dy ekipet luajtën baraz sot në Gostivar, 0-0.

Shkupi arriti të fitojë në Çair kundër Strugës, 3-1. Struga gjendet në pozitën e pestë me 29-të pikë, apo dhjetë pikë më shumë se Shkupi që gjendet në pozitën e gjashtë.

Ndërkohë Besa e Dobërdollit humbi si mysafir i Pelisterit. Besa gjendet në pozitën e nëntë me 13 pikë, ndërsa Voska dy pozita më poshtë me 12 pikë.

Akademia Brera humbi nga Rabotniçki, 1-3. Në të njëjtën kohë, Vardaru dhe Tikveshi ngelen baraz, 1-1.