Kurti sot ishte te kullat e Isa Boletinit, në librin e përshtypjeve u nënshkrua me plis në kokë
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Zhazhë në 26-vjetorin e masakrës ku u vranë civilëve shqiptarë. Atje Kurti shkoi bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin në dorëheqje Faton Peci, kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe deputetë të Kuvendit. “26 vjet më parë forcat policore ekzekutuan civilë shqiptarë të


Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Zhazhë në 26-vjetorin e masakrës ku u vranë civilëve shqiptarë.
Atje Kurti shkoi bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin në dorëheqje Faton Peci, kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe deputetë të Kuvendit.
“26 vjet më parë forcat policore ekzekutuan civilë shqiptarë të pambrojtur dhe të paarmatosur, në mesin e tyre edhe një të mitur, Fidan Pecin, i cili ishte vetëm 16 vjeç. Kryeministri Kurti dhe ministri Peci, të shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit, vendosën lule të freskëta te lapidari i ngritur në nderim të viktimave civile dhe katër dëshmorëve të kësaj zone, të rënë në luftën çlirimtare”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Pas homazheve në Zhazhë, ata vazhduan për në fshatin Boletin në komunën e Zveçanit, ku vizituan Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit dhe vendosën lule mbi varrin e heroit Isa Boletini.
Në librin e përshtypjeve, Kurti shkroi:
Në Kullat e Isa Boletinit u mësua dhe u mbrojt historia e shqiptarëve por edhe tek ato u bë historia e u lartësuan shqiptarët. Çdo brez duhet të rikthehet këtu që të mësojë, e të mbrojë e të bëjë, që të ecë përpara.
Lavdi Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tij.