Krasniqi uron luftëtarët e lirisë: Mirënjohje të përjetshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur një mesazh të veçantë në Ditën e Veteranëve të Kosovës, duke nderuar luftëtarët e lirisë që dhanë gjithçka për të siguruar një të ardhme pa robëri për popullin e Kosovës. Në një status në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi theksoi se guximi dhe sakrificat e atyre

dhjetor 30, 2024 - 10:45
 0
Krasniqi uron luftëtarët e lirisë: Mirënjohje të përjetshme
krasniqi-uron-luftetaret-e-lirise:-mirenjohje-te-perjetshme

krasniqi-uron-luftetaret-e-lirise:-mirenjohje-te-perjetshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur një mesazh të veçantë në Ditën e Veteranëve të Kosovës, duke nderuar luftëtarët e lirisë që dhanë gjithçka për të siguruar një të ardhme pa robëri për popullin e Kosovës.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi theksoi se guximi dhe sakrificat e atyre që u ngritën kur atdheu i thirri janë të pamohueshme dhe që ato përkufizojnë lirinë që gëzojmë sot.

“Atyre që u ngritën kur Atdheu i thirri – guximi juaj përkufizon lirinë tonë. Nderime për çdo betejë e sakrificë. Gëzuar Ditën e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri – nën qiellin e kaltërt të Kosovës. Mirënjohje të përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi.