Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie priti në takim raportuesin e sapoemëruar për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.Sipas Krasniqit, ata diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane të Kosovës. “Në takim theksova përkushtimin e palëkundur të

dhjetor 9, 2024 - 19:00
 0
Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës
krasniqi-takohet-me-terras,-kerkon-qe-be-ja-te-reagoje-ndaj-sulmeve-te-serbise-karshi-kosoves

krasniqi-takohet-me-terras,-kerkon-qe-be-ja-te-reagoje-ndaj-sulmeve-te-serbise-karshi-kosoves

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie priti në takim raportuesin e sapoemëruar për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.Sipas Krasniqit, ata diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Në takim theksova përkushtimin e palëkundur të Partisë Demokratike të Kosovës për të avancuar integrimin e Kosovës në BE, një mision që mbetet në thelb të agjendës sonë politike. Nga raportuesi Terras kërkova që të avokoj për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj shtetit tonë, pasojat e të cilave po i vuajnë qytetarët tanë”, ka shkruar ndër të tjera kreu i PDK-së.Ai shton se gjithashtu nënvizoi nevojën urgjente që Bashkimi Evropian të reagojë ndaj sulmeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës dhe sovranitetit.