Asamblisti i VV’së: Dy asambleistë nuk i janë bindur veprimeve të partisë, pritet të merren masa ndaj tyre

Asamblisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ermal Osmani në një prononcim për “Front Online” ka arsyetuar veprimin e shefit e asambleistëve në Prishtinë. “Sveçla në mënyrë të revoltuar e ka dëmtuar kabllon e mikrofonit të kryesuesit të Kuvendit. Ajo kabllo është ndërruar, nuk është ndonjë dëmtim të madh i pronës, në krahasim në dëmtimin e pazareve në

dhjetor 9, 2024 - 19:00
 0
Asamblisti i VV’së: Dy asambleistë nuk i janë bindur veprimeve të partisë, pritet të merren masa ndaj tyre
asamblisti-i-vv’se:-dy-asambleiste-nuk-i-jane-bindur-veprimeve-te-partise,-pritet-te-merren-masa-ndaj-tyre

asamblisti-i-vv’se:-dy-asambleiste-nuk-i-jane-bindur-veprimeve-te-partise,-pritet-te-merren-masa-ndaj-tyre


Asamblisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ermal Osmani në një prononcim për “Front Online” ka arsyetuar veprimin e shefit e asambleistëve në Prishtinë.

“Sveçla në mënyrë të revoltuar e ka dëmtuar kabllon e mikrofonit të kryesuesit të Kuvendit. Ajo kabllo është ndërruar, nuk është ndonjë dëmtim të madh i pronës, në krahasim në dëmtimin e pazareve në Prishtinë që po ndodhë me kontrabandim të asamblistëve”, u shpreh Osmani.

Osmani tutje thotë se dy asamblistët të VV’së që kanë qenë prezent gjatë votimit të buxhetit, të cilët, siç thotë ai, nuk i janë bindur vendimit të partisë dhe për këtë shkak pritet të merret një vendim ndaj tyre.

“Ne si grup i asamblistëve kemi marr vendim mos me marr pjesë në seancë, pavarësisht kësaj janë lajmëruar dy asambleistë tonë në Kuvend ku e kanë mundësuar kuorumin për me u votu buxheti. Për veprimet e tyre do të merren veprime nga organet kompetente brenda partisë”, theksoi Osmani.